Drejtësia, PD kërkon ndryshim
axhende për tre ligje të reformës

Drejtësia, PD kërkon ndryshim<br />axhende për tre ligje të reformës
Komisioni i reformës në drejtësi është mbledhur sot për të diskutuar mbi programin e punës për 6 ligjet e paketës emergjente.
 
Opozita ishte e pranishme në mbledhjen e komisionit të posaçëm dhe ka kërkuar ndryshimin e programit.   

PD kërkon që me prioritet të diskutohet ligji për SPAK, Gjykatën Kushtetuese dhe Organet e Qeverisjes së Sistemit Drejtësisë.

Nënkryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi kërkoi që ligji për SPAK, Gjykatën Kushtetuese dhe Organet e Qeverisjes së Sistemit Drejtësisë të diskutohet më 22 shtator dhe tre ligjet e tjera, më 29 shtator. Sipas Bylykbashit, shtyrja e 3 ligjeve kërkohet me argumentin se duhet më shumë kohë në dispozicion për të shqyrtuar me qetësi ligjet. 

"“Sot u diskutua 6 ligjet, me qëllim që të jetë diskutim i shëndetshëm, real. Që ndryshimi të bëhet me dy faza. Siç është ligji për SPAK, ligji për organet e drejtësisë, dhe në datën 22 të jetë ligji për Gjykatën Kushtetuese. Do shohim mundësinë që të shohim edhe ligjin për prokurorisë. Duhet të ishte një rishikim i shëndetshëm. Fati i “Vettingut’ nuk varet nga këto ligje, por nga fakti se sa e gatshme është maxhornaca të respektoj ligjin. Një pjesë e ligjit diskutohet në 22 shtator, e një në 29. Sot ishte një ekspoze e shkurtër për ligjet", deklaroi Bylykbashi.

Por ndryshe nga sa deklaroi Bylykbashi, deputeti i PS, Pandeli Majko u shpreh se ligjet nuk do të ndahen në dy séance.
 
“Mendoj se sot ne patëm një mbledhje të shkurtër, pasi ramë dakord se me pak fjalë t’i përgjigjeshim një kërkesë të PD për të patur më tepër kohë për të parë paketën, Historinë me paketën ligjore e mbyllim javën që vjen. Përfaqësuesit e PD do japin mendimet e tyre të fundit. Do vazhdojmë të punojmë edhe ditën e premte. Më e rëndësishme është që ligjet do kalojnë", deklaroi Majko.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron