Sipas deputetit të PD Eduard Halimi, ky vendim është një përpjekje e qeverisë për të kapur institucionet, duke shtuar se deri më tani, në bazë të ligjit të vitit 2008 hyrjet e gjyqtarëve lejoheshin të bëheshin vetëm nga shkolla e Magjistraturës.
Halimi vijoi me tëj duke u shprehur se strategjia e kryeministrit Edi Rama për gjyqësorin është kapja e këtij institucioni.
“Të gjithë i bënë thirrje të respektojë parimet dhe standardet euroatlantike. Por në injorim të plotë Rama dhe Meta e ndryshuan ligjin duke mbyllur për 1 vit shkollën e Magjistraturës. Ky veprim është i paprecedentë në 16 vjet të shkollës dhe ka si qëllim futjen e gjyqtarëve nga radha e militantëve. Në vitin 2008 Partia Demokratike hartoi ligjin e ri për pushtetin ligjor ku kërkoi që hyrjet e gjyqtarëve të bëheshin vetëm nga shkolla e Magjistraturës. Rama kërkoi si kusht që gjyqtar të bëheshin jo vetëm ato që dilnin nga shkolla e Magjistraturës. Sot hoqën maskat dhe treguan se dëshira e tyre është kapja e institucioneve për ta kthyer në vitin 2005 si sistemi më i kapur politikisht. Ky është qëllimi e strategjia e Ramës për sistemin gjyqësor, dhe pse kthejnë emrat që sjell Presidenti.” tha Halimi
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)