Drejtësia, Presidenti e Zgjedhjet
debati në orën 20:55 në “Versus”

Drejtësia, Presidenti e Zgjedhjet<br />debati në orën 20:55 në “Versus”
Drejtësia, zgjedhjet dhe presidenti i ri do të jenë fokusi i diskutimit në emisionin “Versus” në Report Tv, të gazetarit Artur Nura sonte në mbrëmje në orën 20:55.
 
Të ftuar për të diskutuar mbi situatën e nxehtë politike dhe mundësitë e dialogut do të jenë  Ulsi Manja, deputet i Partisë Socialiste, Silva Caka deputete e  Lëvizjes Socialiste për Integrim, Enkelejd Alibeaj, Shef i Departamentit për rendin dhe sigurinë në Partinë Demokratike dhe Arian Madhi sekretar i përgjithshëm Partisë Republikane.
 
Në fokus të debatit do të jenë qëndrimet e opozitës dhe shumicës mbi deklaratën e ministrit të jashtëm gjerman, vendimi i Kushtetueses për reformën në drejtësi, konsensusi për presidentin si dhe e ardhmja e zgjedhjeve.
 
Një tjetër teme e rëndësishme do të jetë regjistrimi i partive në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në një kohë kur ka skaduar afati i regjistrimit.
 
Debat, kronika sqaruese dhe përgjigje për shumë pyetje që përbëjnë interes për publikun, për të gjitha këto ndiqni “Versus”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë