Kryeministri Edi Rama ka komentuar reformën në drejtësi, gjatë një takimi me fermerë të Kuçovës, në qarkun e Beratit. 

Kreu i qeverisë është shprehur se reforma po tentohet të pengohet nga llumi që ndodhet në sistemin e drejtësisë, por siç u shpreh ai, reforma do fitojë mbi llumin.  

"Ne e kemi marrë ekskavatorin për drejtësinë, por është kanal i madh dhe ka shumë llum, që nuk pastrohet ndonjëherë. Por ekskavatori e ka filluar punën, ju e shikoni që dalin llumra e bllokojnë e zvarrisin, por të jeni të sigurt që siç nuk ka shans që mes llumit e ekskavatorit të fitojë llumi po ashtu edhe mes llumit në drejtësi e reformës, të fitojë llumi", u shpreh Rama.

Deklarata e Kryeministrit vjen pas pezullimit të ligjit të Vettingut nga Gjykata Kushtetuese disa ditë më parë. Vettingu është ligji më i rëndësishëm i reformës në drejtësi, i cili synon të pastrojë sistemin nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com