Drejtësia, Schultz: 7 projektligjet
duhet të kishin kaluar të enjten

Drejtësia, Schultz: 7 projektligjet<br />duhet të kishin kaluar të enjten
Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz kërkon që 7 ligjet për reformën në drejtësi të kalojnë sa më shpejt. Susanne Schütz deklaroi se 7 ligjet për reformën në drejtësi duhej të kishin kaluar të enjten. Ambasadorja gjermane e quajti si një hap pozitiv miratimin e reformës në kuvend, por nënvizoi se  zbatimi i saj është hapi më i rëndësishëm sa i përket integrimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë.

"Vlerësojmë shumë që reforma në drejtësi kaloi. Është shumë me rëndësi që kjo reformë në drejtësi të mos mbetet vetëm në letër, por të implementohet. Shpresoj se  7 pr/ligjet që duhej të kishin kaluar të enjten do të kalojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Pa implementim reforma në drejtësi nuk ka vlerë, ky është mesazhi më i rëndësishëm që do të jap”, deklaroi në një pronocim për mediat ambasadorja gjermane

Deklarata e ambasadores u bë pas ceremonisë së firmosjes së marrëveshjes për financimin e linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt Shqipëri-Maqedoni, ku Gjermania do të financojë 50 milionë euro.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri