Drejtësia sjell ekspertët e Venezias 
  në Tiranë, ja takimet intensive

Drejtësia sjell ekspertët e Venezias <br />  në Tiranë, ja takimet intensive
TIRANË -  Reforma në drejtësi dhe paketa e ndryshimeve kushtetuese solli këtë hënë në Tiranë delegacionin e Komisionit të Venecias. Axhenda e tyre e takimeve ka nisur me kreun e shtetit Bujar Nishani në selinë e presidencës.

Sipas zyrës së shtypit të presidencës bëhet me dije se Nishani gjatë bisedës me të dërguarit e Venecias ka kërkuar që reforma në drejtësi të jetë gjithëpërfshirëse, e efektshme dhe afatgjatë duke iu nënshtruar një diskutimi të gjerë e të detajuar publik me mendimet dhe sugjerimet e të gjithë aktorëve dhe grupeve të interesit, shoqërisë civile dhe ekspertëve të pavarur ligjorë”.  Po ashtu mes Nishanit dhe ekspertëve të Komisionit të Venecias është diskutuar edhe për luftën kundër korrupsionit në drejtësi dhe reformimin thelbësor të sistemit gjyqësor. Njoftimi i takimit te Presidenti Nishani me delegacionin e Komisionit te Venezias
 
Pas këtij takimi delegacioni i është drejtuar kryesisë së Kuvendit ku kanë takuar kryetarin e komisionit të posaçëm për reformën në gjyqësor Fatmir Xhafën me të cilin me te cilin kanë diskutuar 58 nenet e ndryshuara te Kushtetutës.
 
Ndërsa në takimin me përfaqësuesit e Partisë Demokratike, këta të fundit i kanë dorëzuar ekspertëve të Venecias një draft alternativ për mënyrën se si duhet ndërhyrë për të reformuar drejtësinë. Deputetit Eduard Halimi është shprehur i keqardhur që nuk u arriti të dilej me një draft të përbashkët mes mazhorancës dhe opozitës , dhe për këtë bën fajtore qeverinë.
 
“Patëm një takim shumë të rëndësishëm me kolegët e Venecias lidhur me draftin e amendamenteve të paraqitur nga mazhoranca dhe lidhur me opinion e PD. I falënderova për qendrimin e tyre këtu, për publikimin që i bënë amendamenteve të opozitës në faqen e Komisionit të Venecias. Kjo erdhi për shkak të dështimit të mazhorancës që të ndërtonte një proçes transparent dhe gjithëpërfshirës. Mosarritja e një produkti të përbashkët erdhi për faj të mazhorancës. Lidhur me përmbajtjen ekspertët tanë bënë një pasqyrim të shkëlqyer të alternativave që ne kemi. I shprehëm edhe anëtarëve gatishmërinë tonë dhe qëndrimin për një reformë në drejtësi, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që të luftojë korrupsionin në drejtësi, por kjo luftë duhet të garantojë pavarësi. Mendimi i tyre do shprehet ne ditët në vijim, që reforma të jetë afatgjatë. Çëshjta e pezullimit të së drejtës së gjyqtarëve për tu ankuar, diskutuam edhe për heqjen e së drejtës së Gjykatës Kushtetuese për tu shprehur për draftin. Edhe për gjetjen e mekanizmave të tjerë. Në ditët në vijim do kemi komunikim intensiv me reporterët e komisionit të Venecias. Shprehëm zgjedhjet alternative se si reforma në drejtësi do funksionojë”,­ tha Halimi.

Por takimet ekspertët e Venecias i kanë shtrirë edhe me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, me kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjorin dhe ministrin e Drejtësisë Nasip Naço. Sipas një njoftimi dërguar redaksive të lajmeve bëhet me dije se Zaganjori është shprehur se procesi reformës në drejtësi është mëse i domosdoshëm, pasi ekzistojnë shumë probleme të cilat kanë nevojë që të adresohen në mënyrë shteruese.  Takimi i Zaganjorit me delegacionine Komisionit te Venezias
 
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço në takimin me delegacionin tha se ekspertiza e Komisionit të Venezias është garanci për një reformë të orientuar drejt Bashkimit Evropian.
Takimi i ministrit Naco medelegacionin e Komisionit te Venezias
 
Rreth orës 19.30 të kësaj të hëne delegacioni do të takohet edhe kryeministrin edi rama , ndërsa ditën e nesërme është parashikuar të ndodh takimi me kryetarin e parlamentit Ilir Meta.
 
Përveç paketës se hartuar nga ekspertet, Komisioni i Venecias do te shqyrtojë edhe amendamentet dhe vërejtjet e PD. Opinioni lidhur me të gjitha këto pritet të dalë në muajin dhjetor
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal