Deputeti demokrat, Gent Strazimiri adresoi kritika në drejtim të reformës në drejtësi në tryezën për 30-vjetorin e partneritetit mes Shqipërisë, Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias. Në fjalën e tij, Strazimiri hodhi akuza se mazhoranca miratoi pa opozitën të gjithë paketën e ligjeve që duhej ta vinin në zbatim reformën dhe kështu kapi sistemin. Sipas Strazimirit, marrëveshja që projektuesit e sistemit, të mos jenë pjesë e organeve, u prish dhe hodhi akuza se janë ata që sot lëvizin fijet e sistemit. Më tej, ai akuzoi se procesi i vettingut u kthye në gjueti shtrigash.

Komisioni i Venecias na paralajmëruan se organet e reja mund të sillnin konfuzion, do të kërkonte shumë njerëz profesionistë, ndërkohë që numri i tyre është i kufizuar në një vend si Shqipëria, se një numër i vogël magjistratësh do të kishin pushtetin kryesor, dhe do të rrezikonte kapjen nga partia që inicionte reformën. Asnjë nga këto rekomandime dhe paralajmërime nuk u zbatuan, aq më tepër për ta shpëtuar nga kapja politike. Komisioni bipartizan përfundoi pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe mazhoranca miratoi pa opozitën të gjithë paketën e ligjeve që duhej ta vinin në zbatim reformën, duke finalizuar fillimin e kapjes politike të sistemit, marrëveshja që projektuesit e sistemit, të mos jenë pjesë e organeve, u prish, dhe janë pikërisht ata që vazhdojnë të lëvizin fijet e sistemit. Procesi i vettingut u udhëhoq nga ata që nuk u vettuan vetë, me të afërm të partisë në pushtet, duke e kthye në gjueti shtrigash”, tha Strazimiri.

Strazimiri foli edhe për stokun e dosjeve në gjyqësor.

“Për 4 vite me radhë Shqipëria nuk kishte as Gjykatë Kushtetuese dhe as Gjykatë të Lartë, duke krijuar vakum institucional dhe një mungesë drejtësi ta pariparueshme për qytetarët. Parlamenti dhe komisionet janë duke zhvilluar dëgjesa për raportimet e organeve të institucioneve të drejtësisë, që duhej të kishte përfunduar që në pranverë. KLGJ raporti: Stoku i dosjeve që pret shqyrtim nga gjykata ka arritur 138 mijë. 78 mijë çështje të reja vetëm këtë vit, duhen 1345 ditë për të nxjerrë një vendim gjyqësor të arsyetuar. 15-16 vjet për një çështje gjyqësore. Qeveria e gjeti ‘zgjidhjen’ meqë kemi mungesë prokurorësh, reduktoi numrin e gjykatave edhe pse ato të mbytura në stok dosjesh”, tha deputeti demokrat.

Deputeti u ndal edhe tek vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Reagimin e qytetarëve që bënë ndaj vrasësit, duke thënë se e glorifikuan edhe duke i hapur një llogari për ta mbështetur me para, Strazimiri e solli si shembull për të treguar nivelin e besimit të qytetarëve shqiptare tek drejtësia e re.

“Vetëm pak ditë më parë një krim i tmerrshëm në Gjykatën e Apelit, një gjyqtar u qëllua për vdekje në sallën gjyqit, elita politike dënoi me ashpërisë më të madhe këtë akt. Kuvendi mbajti 1 minutë heshtje dhe të gjitha komisionet. Por, më i tmerrshëm se krimi çnjerëzor ishte reagimi masiv i njerëzve, glorifikimi i vrasësit arriti edhe në hapjen e një llogarie në mbështetje të vrasësit, ky është niveli i besimit i qytetarëve tek drejtësia e re. Qeveria ka filluar të artikulojë nevoja për të prodhuar paketë të re ligjore për të riparuar mosfunksionim e sistemit. Më duket se do të trokasim prapë te Venecia që të paralajmëroi sërish për zgjedhjet tona, vetëm se në emrin tonë zgjedhjen do ta bëjë qeveria, e njëjtë si ajo e 2016, që fitoi me ‘farsë’… kam një thirrje dhe një alarm për ta shpëtuar”, tha ai.

Ndërkohë, Strazimiri tha se “ky përvjetor e gjen Shqipërinë, vendin e farsës zgjedhore, drejtësisë së kap dhe persekutimit politik të opozitës çka shënon shkarje të madhe në standardin e saj të anëtarësimit në Këshillin e Europës dhe Komisionit të Venecias.”


Lajmi kryesor:

Drejtësia/ Suchocka: Shqipëria, hap madhor në pavarësinë e gjyqësorit! Sadushi: Reforma është ngadalësuar, s'ka më vullnet si në fillim