Drejtoi grupin që shkaktoi trazirat në Kongresin amerikan, Oath Keepers dënohet me 18 vite burg

Drejtoi grupin që shkaktoi trazirat në Kongresin amerikan, Oath Keepers dënohet me 18 vite burg

Stewart Rhodes

Lideri i milicisë së krahut të djathtë, Stewart Rhodes, është dënuar me 18 vjet burgim për rolin e tij në trazirat në ndërtesën e Kongresit amerikan, më 2021.

Rhodes, themelues i Oath Keepers, është dënuar nën akuzat për komplot rebelizmi dhe krime tjera.

Ai ka qëndruar jashtë Kongresit më 6 janar 2021, mirëpo ka qenë pjesë e planeve se kush duhet të hyjë në ndërtesë.

Ky është dënimi më i gjatë ndaj një personi që ka marrë pjesë në trazira.

Prokurorët kanë kërkuar 25 vjet burgim.

Rhodes është dënuar vitin e kaluar për pengim të drejtësisë dhe manipulim me dokumente.

Në seancën e së enjtes, lideri i milicisë ka treguar pak pendim, dhe ka pretenduar se është i burgosur politik, duke insistuar se Oath Keepers, vetëm ka tentuar të mbrojë protestuesit tjerë.

Gjyqtari Amit Mehta i ka hedhur poshtë këto pretendime, dhe ka shprehur shqetësim për retorikën e dhunshme të Rhodes, duke përfshirë kërcënimet për të varur ish-udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Në trazirat e janarit të vitit 2021, mbështetësit e ish-presidentit, Donald Trump, e kanë kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 – të cilat i ka fituar presidenti aktual, Joe Biden - dhe kanë hyrë në ndërtesë të Kongresit.

Rhodes, ish-parashutist i ushtrisë amerikane dhe avokat i edukuar në Universitetin Yale, e ka themeluar grupin Oath Keepers më 2009.

Pjesëtarë të armatosur të këtij grupi kundër-qeveritar, janë parë në disa protesta, si dhe konsiderohen mbështetës të flaktë të Trumpit.

Dhjetëra prej tyre kanë qenë prezentë në trazirat në Kongres. REL

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës