Ish-këshilltari special Robert Mueller, hetimi i të cilit për ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA përcaktoi pjesën më të madhe të mandatit të parë të Presidentit Donald Trump në detyrë, ka vdekur në moshën 81 vjeç.
CBS News, partneri i BBC-së në SHBA, konfirmoi vdekjen e tij, por shkaku ende nuk është bërë i ditur.
"Me trishtim të thellë, ju njoftojmë se Bob ndërroi jetë të premten në mbrëmje”, tha familja për AP në një deklaratë. "Familja e tij kërkon që privatësia e tyre të respektohet", thuhet po ashtu në deklaratë.
Mueller më parë drejtoi Byronë Federale të Hetimeve (FBI) nga viti 2001 deri në vitin 2013, duke marrë detyrën vetëm disa ditë para sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Ai njihet si personi që e riformësoi FBI-në në një agjenci moderne kundër terrorizmit.
Hetimi i këshilltarit të posaçëm Mueller e vuri nën një 'mikroskop' fushatën e Trump për vitin 2016, duke marrë kritika të ashpra nga presidenti.
Presidenti Trump shkroi pas ndarjes së tij nga jeta në Truth Social: "Jam i lumtur që ai ka vdekur. Ai nuk mund të lëndojë më njerëz të pafajshëm!"
Komente












Idiot burr.
Përgjigju