Policia ka arrestuar 5 persona për drejtim të mjetit në gjendje të dehur. Në kuadër të kontrollit në rrugë për rritjen e parametravtë sigurisë policia ka evidentuar një sërë shkeljesh të Kodit Rrugor nga drejtuesit e mjeteve.

Krahas arrestimeve policia ka pezulluar 13 patenta për drejtim mjeti nën efektin e akoolit dhe 11 të tjera janë pezulluar për shpejtësi tej normave të lejuara. Gjithashtu policia bën me dije se anë bllokuar 6 automjete për mungesë të dokumentacionit dhe për mos shlyerje të mbi 5 masave administrative.

Policia njofton se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
policia
policia
policia
policia

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com