Dy persona janë arrestuar në Malësinë e Madhe pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Bëhet me dije se të arrestuar janë shtetasit F. A., 57 vjeç dhe P. N., 38 vjeç, të dy banues në Malësi të Madhe.
Po ashtu, është shpallur në kërkim një 34-vjeçar me inicialet E.(E.) H., banues në Shkodër, pasi në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Vijon puna për kapjen e 34-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Komento