Drejtonte automjetin në gjendje të
dehur, dorëhiqet ministrja suedeze

Drejtonte automjetin në gjendje të<br />dehur, dorëhiqet ministrja suedeze
Aida Hadzialiç, ministrja më e re në moshë në historinë e Suedisë ka dhënë dorëheqjen pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

29-vjeçarja, Ministre për Arsimin e Lartë në kohën që drejtonte automjetin kishte tejkaluar të gjitha normat e lejuara të konsumit të alkoolit. 

Ministrja e ardhur në moshën 5-vjeçare nga Bosnje-Hercegovina kishte konsumuar dy gota verë para se ta ndalonin në urën që lidh Danimarkën me Suedinë.

Ky incident i cilësuar prej saj si gabimi më i madh i jetës, nuk i ka kushtuar vetëm postin pasi ajo rrezikon të përballet me 6 muaj burg.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)