Policia arreston në flagrancë 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.

Gjatë prangosjes, një prej tyre ka goditur punonjësin e policisë për shkak të detyrës.

I arrestuari është Sotir Boshnjaku, 56 vjeç, banues në lagjen "Kongresi i Përmetit", Fier, i cili në vendin e quajtur “Rotondoja e Parkut” ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

56-vjeçari drejtonte mjetin tip BMV X6 me targa AA 666 LM në gjendje të dehur.

Po në Fier është arrestuar nga policia edhe një 63-vjeçar për drejtim automjeti në gjendje të dehur. 

Sinan Sinanaj, banues në fshatin Visokë, në aksin rrugor Fier-Patos, në vëndin e quajtur “Transport” u kap nga shërbimet e qarkullimit duke drejtuar motomjetin tip “Dajang” me targa AC 265 në gjëndje të dehur në masën 0.89mg/l 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com