Një 43 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Sipas policisë D. Ç ishte në efektin e alkoolit kur u arrestua nga forcat blu dhe po drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt duke rrezikuar kështu veten dhe të tjerët duke u bërë burim aksidenti.
Arrestimi i tij u bë në flagrancë ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë.
Ky nuk është rasti i vetëm i shoferëve të tillë të cilët duke mos respektuar rregullat e qarkullimit rrugor janë bërë burim aksidenti duke rrezikuar jetën e njerëzve të tjerë që frekuentojnë rrugën.