Igli Kamberi, kreu i grupit kriminal që vepronte në fushën e pastrimit të parave, rezulton i arrestuar në vitin 2015 së bashku me një tjetër shqiptar, Artan Belliu dhe 1 italian të akuzuar ai autorë të vrasjes së mbetur në tentativë të kryekëshilltarit të Partisë Demokratike të komunës së Barletës, Pasquale Ventura.

Ekzekutimin e Pasquale Ventura e kishte urdhëruar ish-bashkëshortja e tij Conceta Dimatteo di Barleta. Ngjarja ka ndodhur më 20 janar 2015 teksa politikani po dilte nga shtëpia e vajzës. Në drejtim të tij u qëllua disa herë nga autorët që po lëviznin me motoçikletë, por plumbat nuk e kapën.

Pas hetimeve rezultoi se ish-gruaja e tij, Concetta Dimatteo di Barletta kishte paguar 20-30 mijë euro ndërmjetësin shqiptar Artan Belliu 53 vjeç për eliminimin e ish-bashkëshortit të saj nga i cili ishte ndarë pak kohë më parë me konflikte të forta ekonomike e sentimentale.


Lajmi kryesor:

SPAK aksion me Antimafian e Barit, video e operacionit e 10 arrestimeve për pastrim parash! Goditet grupi i Igli Kamberit, u kap në 2025 për vrasje