TIRANE-  Pas përfundimit të dy fazave të testimit me shkrim dhe me gojë, 69 kandidatët për Drejtues të Drejtorive Arsimore Rajonale, do të nisin sot finalet publike.

Qarku i Lezhës do të jetë i pari që do të organizojë finalen publike për përzgjedhjen e drejtorit arsimor. Konkursi do të zhvillohet në orën 13:00, ku do të marrë pjesë ehde ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Më pas do të jenë kandidatët e qarkut të Shkodrës që shpalosin platformën e zhvillimit të arsimit në orën 17:00.

Finalet publike organizohet pas përfundimit të dy fazavee të para, kuy 230 kandidatë u testuan me shkrim dhe me u intervistuan me gojë përpara një komisioni të ministrisë së Arsimit. Nga kjo garë pritet trë zgjidhen 13 drejtuesit e rinj të arsimit në rrethe.

Grafiku i zhvillimit të finaleve publike
E Hene Dt 25/11/ 2013 Lezhe Pallati Kultures kati i dyte, aktiviteti fillon ne oren 13.00
E Hene Dt 25/11/ 2013 Shkoder Salla e Rektoratit "Luigj Gurakuqi", aktiviteti fillon ne oren 17.00

E Marte dt 26/11/2013 Tirane- Qark, qyteti studenti, salla "Iliria", aktiviteti fillon ne oren 12.00
E Marte Dt 26/11/2013 Durres Pallati i Kultures, salla e shfaqeve aktiviteti fillon ne oren 17.00

E Merkure Korce Dt 27/11/2013 (vendi per tu konfirmuar) aktiviteti fillon ne oren 10.30
E Merkure Elbasan Dt 27/11/2013 Teatri Skampa, aktiviteti fillon ne oren 16.30

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)