Drejtoria Arsimore e Qarkut të Tiranës ka shpallur fituesit e konkursit për drejtorë në shkollat e mesme dhe 9 vjeçare në komunat dhe bashkitë përreth Tiranës. Kështu me anë të një shkrese zyrtare drejtoresha Egalntina Metani ka bërë me dije 15 emrat fitues në shkollat e ndryshme të periferisë së Tiranës, ndërkohë që procedura është anuluar në dhy shkolla. Anulimi është bërë në gjimnazin “Shaban Sheshori” Prezë dhe në shkollën 9 vjeçarë Kashar Kodër. Kjo do të thotë se në këto institucione do të ketë sërisht kandidim.

Sa i përket gjimnazeve të Tiranës, Drejtoresha e DAR Tiranë bën me dije se konkursi në këto shkolla u anulua për shkak të mungesës së konkurrencës së kandidatëve. “Ne arritëm të emërojmë vetëm këtër prej drejtorëve të gjimnazeve në Tiranë, pas shqyrtimit të dokumentacionit nga grupet shkollore të ngritura nga vetë shkollat. Aty rezultoi që kandidatët për një pjesë të mirë të shkollave të ishin vetëm një. Ligji nuk e njeh të jetë nj, duhet më shumë se një kandidat në mënyrë që të kemi raportin e konkurrimit.

Së shpejti ne do të hapim sërish konkursin, ashtu siç ligji e njeh për 10 ditë, do të pranojmë kandidatët dhe do të zhvillojmë sërish zgjedhjet” ka pohuar drejtoresha e DAR Tiranë, Arjola Byzyka. Ndërkohë, që pak ditë më parë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi se edhe për drejtuesit e shkollave do të ketë testim dhe konkurse.



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)