PRISHTINË, 2 Shkurt /ATSH/.-Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është emër Agron Selimaj.
Kjo u bë e ditur në njoftimin e dërguar pak më parë nga Presidenca e Kosovës.
Emërimin e bënë presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa, në bazë të Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Në 16 janar njoftohej se, presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa pranuan dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Bashkim Smakajt./b.j/ /a.g/







