Drejtoresha e AKSHI-t mes TOP 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm në botë për inovacionin dhe implementimin e Inteligjencës Artificiale në digjitalizim

 Drejtoresha e AKSHI-t mes TOP 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm në botë për inovacionin dhe implementimin e Inteligjencës Artificiale në digjitalizim

Mirlinda Karçanaj

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është renditur mes TOP 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm në botë për inovacionin dhe implementimin e Inteligjencës Artificiale në digjitalizim.

Vlerësimi për Karçanajn, në rolin e kreut të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për më shumë se 11 vjet, është bërë nga “Apolitical”, rrjeti global i nëpunësve publikë, që ka si mision ndërtimin e qeverive të shekullit të 21, qeveri që punojnë për njerëzit dhe planetin.

Apolitical”, në një analizë të detajuar dhe rigoroze, vlerëson punën dhe e arritjet e nënpunësve publikë më me ndikim, të politikëbërësve dhe zyrtarëve që punojnë për avancimin e “AI” në qeverisje, në mbarë botën. 

Në këtë listim, Karçanaj vlerësohet për angazhimin e saj dhe rezultatet e deritanishme në implementim dhe adoptimin e Inteligjencës Artificiale në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike në Shqipëri. Ajo pozicionohet krah kolegëve nga Estonia, një ndër vendet lider në botë për digjitalizimin, Francës, Kanadasë, Shteteve të Bashkuara, Italisë, Belgjikës, Suedisë, Singaporit, etj.

“Apolitical” nënvizon: “Nën drejtimin e Mirlinda Karçanaj, 95% e shërbimeve publike janë tani të aksesueshme online përmes portalit e-Albania, një arritje që është njohur në Indeksin e Zhvillimit të Qeverisjes Elektronike të Kombeve të Bashkuara.  Karçanaj është duke avancuar adoptimin e Inteligjencës Artificiale për të përmirësuar shërbimet publike dhe për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.”

Dalja e teknologjive të reja dhe nevoja për t'i implementuar ato në qeverisje, ka sjellë pas nevojën për t'i njohur këto mjete dhe për të gjetur mënyrat e duhura të implementimit të tyre me kujdes dhe etikë.

Nëpunësit publikë po ndërmarrin hapa për të shfrytëzuar potencialin e AI-së, për të ofruar shërbime publike më të shpejta, më inteligjente dhe gjithëpërfshirëse. Liderët e qeverive kanë rol kyç në mënyrën se si “AI” miratohet, rregullohet dhe përdoret, duke balancuar teknologjinë me sigurinë.

Aktualisht, Këshilli i Ministrave ka miratuar metodologjinë për përdorimin e Inteligjencës Artificiale, duke vendosur një bazë solide për zhvillimin dhe implementimin e teknologjive të “AI” në vend.

Po ashtu, jemi në fazën përfundimtare të hartimit të Strategjisë Kombëtare për Inteligjencën Artificiale, e cila do të udhëheqë zhvillimet në këtë fushë.

Njëkohësisht, po punohet  për transpozimin e Aktit të Inteligjencës Artificiale të Bashkimit Evropian, duke harmonizuar kornizën tonë ligjore me standardet ndërkombëtare.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Server Lala: 13/12/2024 09:01

    O xxx qeke njē debil ti qē se paske shokun. E - Albania ēshtė yll Bote por ti mor tok e xanme do Sali bajgēn se ai tē vjen pēr shtat qē tē vjedhēsh tē mos punosh e nē kurz tē tjerve tē jetosh o kaposh kok bosh.

    Përgjigju
  • Andi: 13/12/2024 07:37

    Po ne fakt mire do ishte qe te ishte e vertete, por kur hyne ne E-Albania, duhet te besh nje aplikim 20 here, te marresh 10 miq ne telefon, zyrat ste kthejne pergjigje, as bashkite, as prefektura, ku dinune cfare te them. Per nje certifikate heqim ujin e zi, aman ca lesh inovacioni se na keni nxire jeten

    Përgjigju
    • Andi: 13/12/2024 09:16

      Ku e pe ti intelijencen time qe flet me kaq siguri ti Erush? Kam nja 3 jave qe nuk marr dot nje certifikate pasi jep error sistemi! Qenke punonjes i E-Albania si duket. Eri jeto me kembe ne Toke Eri mos na bej sikur vjen nga Zentrale of New Work, dakort Erush..

    • Eri: 13/12/2024 08:08

      Duhet të jetë inteligjenca jote me probleme se e-Albania funksionon mrekulli. Sidomos për ata që janë jashtë, është një ndihmë shumë e madhe. Nëse ti ndryshon numrat e telefonit dhe harron fjalëkalimin e e-mailit, normal që do kesh probleme për t’u kyçur në e-Albania. Gjithashtu kur kërkon ndihmë me e-mail, të përgjigjen në kohë si ata të e-Albania, ashtu dhe QKB-ja.

  • Ame rika 5445: 13/12/2024 05:12

    Eshte KRENARI KOMBETARE per Znj.Karcinaj qe na PERFAQESON ne ARENEN NDERKOMBETARE ne fushen e INTELIGJENCES ARTIFICIALE ! URIME !

    Përgjigju
  • XXX: 13/12/2024 01:29

    Po qe se edhe ate 99 te tjeret jan si kjo ath kjo qenka toplista e budallenjve. Kjo cop debile bythlepirese e partis. AI e leshit ktyre su punon tamam asgje.

    Përgjigju
  • Dritan: 12/12/2024 20:50

    Mrekullija e femres Shqipetare eshte kudo por duhet ta shikojme edhe ta ndjejme, me gjithe gjithe zemer faleminderit per punen e shkelqyer edhe cuarjen e Shqiperise ne standartet Europijane ndoshta edhe me shume, fale jush zonje Shqipetaret i Kane sherbimet me shpejta edhe me te lehtesuara perseri ju falenderojme me gjithe zemer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati