Drejtoresha e AKSHI-t mes TOP 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm në botë për inovacionin dhe implementimin e Inteligjencës Artificiale në digjitalizim

 Drejtoresha e AKSHI-t mes TOP 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm në botë për inovacionin dhe implementimin e Inteligjencës Artificiale në digjitalizim

Mirlinda Karçanaj

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është renditur mes TOP 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm në botë për inovacionin dhe implementimin e Inteligjencës Artificiale në digjitalizim.

Vlerësimi për Karçanajn, në rolin e kreut të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për më shumë se 11 vjet, është bërë nga “Apolitical”, rrjeti global i nëpunësve publikë, që ka si mision ndërtimin e qeverive të shekullit të 21, qeveri që punojnë për njerëzit dhe planetin.

Apolitical”, në një analizë të detajuar dhe rigoroze, vlerëson punën dhe e arritjet e nënpunësve publikë më me ndikim, të politikëbërësve dhe zyrtarëve që punojnë për avancimin e “AI” në qeverisje, në mbarë botën. 

Në këtë listim, Karçanaj vlerësohet për angazhimin e saj dhe rezultatet e deritanishme në implementim dhe adoptimin e Inteligjencës Artificiale në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike në Shqipëri. Ajo pozicionohet krah kolegëve nga Estonia, një ndër vendet lider në botë për digjitalizimin, Francës, Kanadasë, Shteteve të Bashkuara, Italisë, Belgjikës, Suedisë, Singaporit, etj.

“Apolitical” nënvizon: “Nën drejtimin e Mirlinda Karçanaj, 95% e shërbimeve publike janë tani të aksesueshme online përmes portalit e-Albania, një arritje që është njohur në Indeksin e Zhvillimit të Qeverisjes Elektronike të Kombeve të Bashkuara.  Karçanaj është duke avancuar adoptimin e Inteligjencës Artificiale për të përmirësuar shërbimet publike dhe për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.”

Dalja e teknologjive të reja dhe nevoja për t'i implementuar ato në qeverisje, ka sjellë pas nevojën për t'i njohur këto mjete dhe për të gjetur mënyrat e duhura të implementimit të tyre me kujdes dhe etikë.

Nëpunësit publikë po ndërmarrin hapa për të shfrytëzuar potencialin e AI-së, për të ofruar shërbime publike më të shpejta, më inteligjente dhe gjithëpërfshirëse. Liderët e qeverive kanë rol kyç në mënyrën se si “AI” miratohet, rregullohet dhe përdoret, duke balancuar teknologjinë me sigurinë.

Aktualisht, Këshilli i Ministrave ka miratuar metodologjinë për përdorimin e Inteligjencës Artificiale, duke vendosur një bazë solide për zhvillimin dhe implementimin e teknologjive të “AI” në vend.

Po ashtu, jemi në fazën përfundimtare të hartimit të Strategjisë Kombëtare për Inteligjencën Artificiale, e cila do të udhëheqë zhvillimet në këtë fushë.

Njëkohësisht, po punohet  për transpozimin e Aktit të Inteligjencës Artificiale të Bashkimit Evropian, duke harmonizuar kornizën tonë ligjore me standardet ndërkombëtare.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dritan: 12/12/2024 20:50

    Mrekullija e femres Shqipetare eshte kudo por duhet ta shikojme edhe ta ndjejme, me gjithe gjithe zemer faleminderit per punen e shkelqyer edhe cuarjen e Shqiperise ne standartet Europijane ndoshta edhe me shume, fale jush zonje Shqipetaret i Kane sherbimet me shpejta edhe me te lehtesuara perseri ju falenderojme me gjithe zemer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Rama mbetet politikani më i preferuar i shqiptarëve dhe diasporës! Ulet pëlqyeshmëria për Berishën

Sondazhi i Report Tv/ Rama mbetet politikani më i preferuar i shqiptarëve dhe diasporës! Ulet pëlqyeshmëria për Berishën