Kandidatja për kreun e CIA-s dëshmon në senat, Gina Haspel: Nuk do të përdor masa të ashpra për marrje në pyetje

Kandidatja për kreun e CIA-s dëshmon në senat, Gina Haspel: Nuk do të përdor masa të ashpra për marrje në pyetje

Drejtoresha e CIA-s, Gina Haspel

Kandidatja  e CIA-s Gina Haspel u premtoi ligjvenëse se nuk do të ripërtërijë një program për marrjen në pyetje me metoda të ashpra për personat e ndaluar. Haspel do të dëshmojë në senat për rolin e saj dhe për mos zbatimin e një programi te ashpër të CIA-s.

"Mund t'ju ofroj angazhimin tim personal, qartë dhe pa rezerva, se nën udhëheqjen time, CIA nuk do të ripërtërijë një program të tillë të ndalimit dhe marrjes në pyetje," tha Haspel.

Këto vendime të Haspel vijne pas akuzave, ku Haspel si pjesëtare e CIA-s mori masa të ashpra dhe përdori teknika me stimulim me mbytje për të marrë dëshmitë e personave të ndaluar,

Fillimisht, zonja Haspel kërkoi ta tërheqë emërimin e saj për këtë post, por më pas zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë biseduan me të për orë të tëra, duke e bindur që ajo të qëndronte. Gjithashtu, Presidenti Trump e mbështeti atë pas akuzave dhe theksoi se është kandidate e duhur për të zëvendësuar Mike Pomeo-n, i cili u emërua sekretari i Departamentit amerikan të shtetit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë