Drejtoresha e Europol letër Veliut pas largimit: Faleminderit për bashkëpunimin, luftuam krimin

Drejtoresha e Europol letër Veliut pas largimit: Faleminderit për bashkëpunimin, luftuam krimin

Catherine de Bolle dhe Ardi Veliu

Kur ende nuk është mbushur një muaj që kur Ardi Veliu i dorëzoi uar zyrtarisht detyrën Gledis Nanos për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtoresha e Europol-it, Catherine de Bolle i ka dërguar një letër ish drejtuesit ku e vlerëson për bashkëpunimin.  Në letrën e saj, de Bolle vë theksin në mbështetjen që Veliu ka dhënë në luftën kundër krimit të organizuar. Ajo e vlerëson kontributin e ish drejtorit Veliu në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në zbatimin e ligjit.

LETRA FALENDERUESE:

I dashur Drejtor i Përgjithshëm,

U informova se shërbimi juaj i dalluar si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Shqiptar ka përfunduar.

Më lejoni ta shfrytëzoj këtë mundësi për t’iu falënderuar për bashkëpunimin frytdhënës midis Europolit dhe Policisë së Shtetit Shqiptar nën udhëheqjen tuaj. Mbështetja juaj në Europol për të luftuar seriozisht krimin e organizuar, ka kontribuar sigurisht në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në zbatimin e ligjit midis Europës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Jam e sigurt se bashkëpunimi midis Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Europolit do të mbetet i shkëlqyer edhe në mandatin e pasardhësit tuaj, Drejtorit të Përgjithshëm, Gledis Nano.

Ju uroj çdo sukses në të ardhmen tuaj profesionale dhe faleminderit edhe një herë për mbështetjen tuaj në punën e Europol-it.

Letra e Catherine de Bolle

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aqif: 02/11/2021 13:53

    Normal, se ishte ushtar i mire. Ca prisni nga Europol, bashkepunim policor ose ndryshe bashkepunim kriminelesh. Do isha cudit po mos ta kishin lavderuar. Ardi veliu turpi i Shqiperise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki! Pasagjeri i parë me AirCar, muzikanti Jean Michel Jarre

Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki! Pasagjeri i parë me AirCar, muzikanti Jean Michel Jarre