Viola Haxhiademi, drejtoresha e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) dhe biznesmeni Arbër Abazi janë paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se më herët Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle në banesën e Haxhiademit, për llogari të dosjes ‘Balluku’. Kujtojmë gjithashtu se Haxhiademi më herët ka mbajtur më parë postin e sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës.

Pjesë e kontrolleve të SPAK asokohe ka qenë edhe drejtoresha e kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Sindi Dushku si dhe banesat e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços.

Po ashtu, në muajin mars, me urdhër të SPAK janë ushtruar kontrolle edhe në ‘Alko Impex’ e Arbër Abazit dhe ‘2T’ e Artan Sakos, fitues të lotit të 7 të Unazës së Tiranës. tek ‘GPG; e Paqsor Buzit dhe ‘Senka; e Ylli Senkës, fitues të Lotit të 5 të Unazës, tek firma Albstar, fituese e Lotit të 3-të të punimeve për Unazën e Madhe të Tiranës dhe tek firma ‘Salillari’ e Pëllumb Salillarit, fitues i Lotit 1 të Unazës së Madhe. Kontrollet janë ushtruar nga BKH në Tiranë, Fier dhe Lushnje.