14 nxënës të cilët e helmuan paraditen e sotme në gjimnazin Janaq Kilica në Fier vijojnë të marrin mjekim. Në një prononcim për media, drejtoresha e spitalit rajonal Fier deklaroi se aktualisht, pjesa më e madhe e nxënesve kanë lënë spitalin, ndërkohë që 14 nxënës po mbahen në observim.
"Ka vazhduar numri tek 50 nxënës. 10 rastet e fundit kanë ardhur më shumë me shenja ankthi. Gjithsej janë 60 persona, 2 mësues dhe 58 nxënës. 14 nxënës i kemi në monitorim. Gjendja shëndetësore e tyre është jashtë rrezikut. Janë marrë të gjitha analizat dhe janë çuar pranë institucioneve përkatëse", tha mjekja.
Ndërkohë mjeku i spitalit Fier u shpreh se nxënësit kishin probleme me rrugët e frymëmarrjes dhe kollë, ndëra shtoi se gjendja e 14 nxënësve që vijojnë të mbahen të observuar është stabilizuar.
"Me ardhjen e nxënësve u vunë re probleme më rrugët e frymëmarrjes, kollë. Nuk ishin raste të rënda. Ishin raste nën mesatare. Ajo paraqet vështirësi por sipas klinikës mendohet të jetë një lloj lënde që jep acarim të rrugëve të frymëmarrjes pa rrezik për jetën. Janë disa lloj analizash që nuk mund të realizohen sepse i përkasin policisë. Jo të gjithë rreth 60 veta ishin të helmuar. Një pjesë e tyre ishin edhe me gjendje ankthi stresi. 14 nxënësit e mbetur mund të rrijnë edhe një ose dy orë të tjera", u shpreh mjeku.
Lajmi kryesor:
2 herë brenda 10 ditësh, nxënësi problematik hedh spraj piperi në klasë, helmohen rreth 60 gjimnazistë në Fier (VIDEO)
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 593
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ Aksident në rrugën Levan-Vlorë, 3 makina karambolohen mes tyre! Shkak dyshohen reshjet e dendura të breshërit (VIDEO)
21 Janar, 20:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Të akuzuar për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike, Prokuroria përfundon hetimet për 10 persona dhe i dërgon gjyq
21 Janar, 12:01
-
Lushnjen ‘e mbyt’ tymi i plehrave, vendgrumbullimi i inerteve në flakë prej dy ditësh, Sefa: Autorët t’i gjejë policia, bashkia do vendosë roje 24 orë
20 Janar, 13:09
-
Të harruar! Banorët e Shtyllasit në Fier 15 vite pa ujë, e mbushin 45 km larg!
19 Janar, 19:27
-
U vra në detyrë 2 dekada më parë, familja e dëshmorit Llambi Bardhi: Shteti të mos braktisë! Dënime më të ashpra kujt ngre dorën ndaj policisë
19 Janar, 14:54
-
Organizonin baste sportive, 2 të arrestuar në Fier! Nis hetimi për nënë e bir, pronarë të lokalit (VIDEO)
19 Janar, 10:20
-
34-vjetori i themelimit të PD në Fier/ Bardhi: Dinjitetin e fierakëve nuk e blen dot Belinda Balluku dhe as drejtorucët e saj të korruptuar
18 Janar, 17:53
-
Fier, doli me mikun për peshkim në lumin Vjosë, zhduket 63-vjeçari, vijojnë kërkimet nga palombarët RENEA
18 Janar, 10:38
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Fier/ Kamionit të Ndërmarrjes së Ujitjes dhe Kullimit i plas goma gjatë ndërrimit, plagoset rëndë drejtuesi! (VIDEO)
17 Janar, 14:58
-
Vranë dhe grabitën të moshuarin në Mallakastër më 2022-in, Prokuroria e Fierit çon për gjykim 3 autorët
17 Janar, 11:34