Drejtoresha e UNICEF: Gaza është vendi më i rrezikshëm në botë për fëmijët

Drejtoresha e UNICEF: Gaza është vendi më i rrezikshëm në botë për fëmijët

Njerëzit duke kërkuar nën rrënoja për të mbijetuarit pas sulmeve izraelite

1700054703_pale.jpg

Njerëzit duke kërkuar nën rrënoja për të mbijetuarit pas sulmeve izraelite

Rripi i Gazës është “vendi më i rrezikshëm” në botë për të qenë fëmijë, sipas drejtorit ekzekutiv të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët.

“Më shumë se 5,300 fëmijë palestinezë thuhet se janë vrarë në vetëm 46 ditë. Kjo është mbi 115 në ditë, çdo ditë, për javë dhe javë. Bazuar në këto shifra, fëmijët përbëjnë 40% të vdekjeve në Gaza. Kjo është e paprecedentë. Me fjalë të tjera, Rripi i Gazës është vendi më i rrezikshëm në botë për të qenë fëmijë", tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it Catherine Russell në një video të mërkurën teksa iu drejtua Këshillit të Sigurimit të OKB-së, raporton CNN.

Ajo gjithashtu shtoi se UNICEF-i po merr raporte se “më shumë se 1200 fëmijë” mbeten nën rrënojat e ndërtesave të bombarduara ose përndryshe janë të pagjetur.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Katar: Armëpushimi në Gaza do të zgjasë 4 ditë! Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Armëpushimi do të jetë i shkurtër, pastaj lufta do të vijojë për paktën dy muaj


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre