Drejtorët e spitaleve, Spahia:
Vazhdon farsa me shëndetësinë

Drejtorët e spitaleve, Spahia:<br />Vazhdon farsa me shëndetësinë<br>
Pas publikimit të listës së drejtorëve të rinj të spitaleve në vend nga ministria e Shëndetësisë, deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar në lidhje me garën e zhvilluar për drejtuesit e rinj të spitaleve në vend.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Spahia shkruan se vazhdon  farsa e madhe e Edvin Ramës me shëndetësinë e shqiptarëve.

Gjithashtu deputeti i PD, shkruan se: “Ne fund te gushtit 2017 Rama ne nje shoë te paprecedent kerkoi doreheqjet e drejtoreve te spitaleve universitare dhe rajonale. Sipas tij faji per keqmenaxhimin e gjithckaje ne shendetsi ishte vetem i tyre. " Nuk mund te kete me emerime partiake. Neser ju duhet te jepni doreheqjen nje e nga nje.

Statusi i plotë i deputetit të PD, Bardh Spahia në Facebook:

Vazhdon farsa e madhe e Edvin Rames me shendetesine dhe shendetin e shqiptareve!

Ne fund te gushtit 2017 Rama ne nje shoë te paprecedent kerkoi doreheqjet e drejtoreve te spitaleve universitare dhe rajonale. Sipas tij faji per keqmenaxhimin e gjithckaje ne shendetsi ishte vetem i tyre. " Nuk mund te kete me emerime partiake. Neser ju duhet te jepni doreheqjen nje e nga nje. Ekipet e reja do te zgjidhen me konkurs publik" pati pafytyresine te deklaronte Kryeministri. E sot pas nje procesi aspak transparent u duk sa seriozisht i kishte keto deklarata.

Ja ekipi i zgjedhur " jopartiak" qe do te drejtoje spitalet e vendit

1. Eduard Bejko ish deputet i PS do drejtoje spitalin e Beratit.

2. Kryetari i keshillit bashkiak Durres Alban Ramohitaj do drejtoje spitalin e Durresit.

3. Eksponenti i PS ne Diber i akuzuar per blerje votash Spartak Koltraka do drejtoje spitalin atje.

4. Kandidati i PS ne listen e Shkodres Vilson Masmalaj emerohet drejtor i Spitalit Shkoder.

5. Drejtori i Spitalit te traumes Arben Zenelaj njihet per lidhjet e fuqishme me te majten, dhender i ish zv ministrit te mbrojtjes ne diktature Jace Lulaj.

6. Drejtoresha e re e maternitetit Eliona Demaliaj e njohur per lidhjet me te majtet ne pushtet.

Qershia mbi torte Enkel Joti, ish drejtori i Top Channel i lidhur ngushtesisht me Ramen. Perlat Kapisyzi keshilltar i partise socialiste mini bashkia 2 viti 2oo4- 2OO8 bashkeshorti i Zv.Ministre MIRA RAKACOLLI. Alban Ramohitaj nip i Halim Ramohitaj zv. Minister i mbrojtjes ne diktature ne vitet 70. Ismet Nika tropojan, anetar i kryesise te PS Kukes. Ky eshte konkursi Rama nje megamashtrim.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari