Drejtori e pyet për borxhet e vjetra,
Rama: Do iu çlirojmë, por ...!

Drejtori e pyet për borxhet e vjetra,<br />Rama: Do iu çlirojmë, por ...!<br>
Pas prezantimit të aksionit qeveritar për ujin e pijshëm, i cili nis menjëherë dhe pas 90 ditësh do të ketë penalizime për të gjithë shkelësit, kryeministri Edi Rama është pyetur dhe për boxhet e të shkuarës.

Drejtori i ujësjellësit të Shkodrës e ka pyetur kryeministrin se çfarë do të ndodhë me borxhet, nëse ata do të zerohen apo do të paguhen. Në lidhje me këtë shqetësim, kryeministri sqaroi se ata nuk do të jenë mbi kurriz të ndërmarrjeve, nëse këto të fundit nuk do ta rrisin borxhin në vazhdim.

Drejtori i ujësjellësit në Shkodër: A ka mendu qeveria me rishiku çmimin e energjisë? Borxhet e TVSH dhe të energjisë nga ish-komunat e ish-ndërmarrjet e ujësjellësit, ca do bëhet? Do zerohen?

Gjiknuri: Duhet një treg i liberalizuar, por problemi është se ujësjellësit janë ndërmarrje që operojnë me humbje. Nëse do dilnim në një treg të liberalizuar, energjinë do ta merrnit me 11 lekë. Nëse një ndërmarrje do balanconte kostot e saj, çmimin e energjisë mund ta merrte me 10-11 lekë. Çmimi i energjisë do bëhet i papagueshëm, nëse nuk krijon të ardhura. Për bashkitë që energjinë mund ta kenë shumë shtrenjtë, ndaj ka qenë subvencioni, që në vend që të shkonte për energjinë, ka vajtur për gjëra tjera. Nëse një ndërmarrje mbulon shpenzimet me të ardhurat e saj, përfshi dhe energjinë, ka mundësinë ta marrin energjinë me treg të liberalizuar, jo më shumë se 10-11 lekë maksimumi, ka raste dhe më lirë. Pra, e keni vetë në dorë. Për borxhet po punojmë, nuk është barra juaj pjesa e borxheve të trashëguara, por nuk duhet të krijojmë borxhe të reja. Qeveria do mbajë barrën e investimeve, sepse janë masive. Ujësjellësit duhet të barazojnë koston.

Rama: E mbani mend kur nisi reforma e energjisë, kur tendenca e shumicës ishte të falin. Arsyeja pse isha kundër, ishte kjo që sapo tha ministri, sjell nevojë për falje tjetër. Koha na dha të drejtë, ne në proces ndërtuam një tërësi mekanizmash lehtësues për ata që u futën në kuadër të plotë ligjor dhe dëshmuan vullnet për të mos vazhduar avazin e vjetër. Borxhet duhet të ndryshojnë në mentalitet. Askush nuk ju kërkon t’i paguani sot, por vlerësimi mbi borxhin do bëhet duke nisur nga sot. Nëse nuk krijohen borxhe të reja, do ta kemi shumë më të lehtë të gjejmë rrugën për t’u çliruar nga borxhet e vjetra, që nuk do iu mbeten juve në kurriz. Nëse vazhdon si në të shkuarën, kjo nuk do të jetë e mundur. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf