Drejtori Ekzekutiv i Pfizer në Shqipëri, Rama: Na hapi derën në momentin më të vështirë! Albert Bourla: Kryeministri më erdhi me plan të qartë si do bëheshin vaksinat, i lumtur të ndihmoja

Drejtori Ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla, është sot i pranishëm në Shqipëri, ku i shoqëruar nga kryeministri Edi Rama, zhvilloi një vizitë për të parë kushtet në të cilat ruhen vaksinat Pfizer në vendin tonë e po ashtu edhe qendrat e vaksinimit. Nga 'Air Albania', një nga qendrat e vaksinimit masiv në vend, Rama falënderoi Bourla për ndihmën, ndërsa tha se ai i hapi derën Shqipërisë në momentin më të vështirë, kur vendi ishte 'mbërthyer' nga frika e COVID.

"Sot është një ditë e veçantë për procesin e vaksinimit sepse kemi nderin të mikpresim shefin e madh të Pfizer i cili mund ta them me shumë nderim që është bërë një mik i Shqipërisë, na hapi derën në momentin më të vështirë kur shkuam në Nju Jork për të trokitu n2ë derën e Pfizer kur nuk kishim asgjë të qartë pasi vendet e Rajonit nuk u përfshinë në skemën e parë të shpërndarjes së vaksinave. falë angazhimit të tij ne i morëm vaksinat më parë se s të tjerë dhe dua t'i shpreh mirënjohje pa fund për këtë ndihmë në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë", tha Rama.

Nga ana tjetër, Drejtori Ekzekutiv i Pfizer u shpreh se gjatë takimit në Nju Jork me Ramën, kryeministri i kishte prezantuar planin si do të kryheshin vaksinat, duke e bindur atë që t'i jepte dozat e para Shqipërisë për të nisur luftën ndaj COVID.

"Dua të falënderoj kryeministrin për nderin që më bëri për të qenë këtu dhe ftesën në Shqipëri. Pata kënaqësinë ta takoja të personalisht vitin e kaluar kur ai erdhi në Nju Jork për të diskutuar për vaksina për vendin e tij. Unë u impresionova pasi ishin kohë të vështira ku askush nuk udhëtonte dhe bisedimet bëheshin me video-telefonata, por ai tha se do vinte të më takonte personalisht. Ishte e qartë se ai interesohej për popullin e tij, por edhe se kishte një plan si do të bëheshin vaksinat dhe për mua ishte e rëndësishme të dija se vaksinat që do dërgoheshin në Shqipëri do përdoreshin për qytetarët dhe isha i lumtur të ndihmoja.

Në dhjetor të 2020, kryeministri Edi Rama shkoi personalisht në zyrat e Pfizer, ku zhvilloi takime duke siguruar doza të vaksinës së COVID, në një kohë kur vendi, njësoj si dhe vendet e tjera të Rajonit, u la jashtë skemës së parë të BE për shpërndarjen e vaksinave.

Kujtojmë se akti normativ i votuar javën e kaluar në Kuvend i hapi rrugë sigurimit brenda 3 muajsh të 500 mijë vaksinave Pfizer, ku seria e parë prej 170 mijë dozash pritet të vijë brenda këtij muaji.

 

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TR 1920: 11/10/2021 14:31

    Interesant fakti që Ramuti ka kohë që rrethohet e vizitohet nga Hebrejtë???? . Bourla ësht Izraelit nga Greqia dhe në ktë lojë dora Hebrejve ska si tmos jetë e pranishme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër