Drejtori Gjet Ndoj: Hapen arkivat
sekrete të Vatikanit për Shqipërinë

Drejtori Gjet Ndoj: Hapen arkivat<br />sekrete të Vatikanit për Shqipërinë
Drejtori i përgjithshëm i arkivës së shtetit Gjet Ndoj ka pohuar se pas bashkëpunimeve me arkivat e vendeve të ndryshme si Turqia, Hungaria, Mali i Zi, Kroacia dhe Italia Shqipëria do të ketë akses edhe në arkivat sekrete të Vatikanit.  

 "Jemi në prag  besoj  të një nisje  të re  me arkivat e Vatikanit  së shpejti pres një ftesë  nga Kardinali  që është perfekt i arkivës  së Vatikanit  për të rinisur një marrdhënie e cila do të krijojë hapësirë  për të parë fondet  të jashtëzakonshme shumë të rëndësishme por edhe  të shumta që ka arkivi  sekret i Vatikanit  apo bibloteka e propagandës fide  etj. Dhe arkivat italiane në përgjithësi", u shpreh Ndoj. 

 Më tej drejtori i përgjithshëm i arkivës së shtetit thekson se bashkëpunimi me arkivat Historike të Vatikanit bëhet me synimin për të shkëmbyer dokumente të rëndësishme të ngjarjeve të mëdha historike.

"Për 50 vjet ka qënë klima politike e papërshtatshme dhe e pamundur që në  kushtet politike të Shqipërisë, të diktaturës  këtu të realizohej një bashkëpunim i ngushtë që prej të cilit përfitohej shumë. Por gjatë kësaj kohe unë them se shumë  ka qënë mungesa e vullnetit  të titullarëve apo të institucionit vetë  të atyre që kanë drejtuar institucionin. Unë frymëzohem nga ajo çfarë kamë hartuar një nga prioritetet kryesore, pasurimin e fondeve arkivore këtu me dokumenta të rëndësisë historike kombëtare", shprehet Drejtori i përgjithshëm i arkivës së shtetit Gjet Ndoj.

Me shumë interes tjetër është edhe bashkëpunimi me arkivat e Dubrovnikut, ku Arkiva e shtetit ngulmon për dokumentet e periudhës dalmate në kohën e  lulëzimit të principatave të Arbërit. 

"Jemi në proçes negocimi dhe komunikimi nëpërmjet ambasadorit tonë në Kroaci për të nisur një bashkëpunim me arkivat dalmatine kryesisht me akrivin e Dubrovnikut", shprehet ndër të tjera Gjet Ndoj.
 

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Barcelona kërkon ta largojë, Xavi i hutuar: Unë s'di asgjë

Barcelona kërkon ta largojë, Xavi i hutuar: Unë s'di asgjë