Drejtori i CIA-s në vizitë të pakonfirmuar zyrtarisht në Beograd

Drejtori i CIA-s në vizitë të pakonfirmuar zyrtarisht në Beograd

William Burns

Shkuarja në Beograd e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), William Burns, pas vizitës së tij në Sarajevë, nuk është konfirmuar e as mohuar nga zyrtarët në Serbi dhe Shtetet e Bashkuara.

CIA-ja tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se "nuk komentojmë orarin e udhëtimit të drejtorit".

Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA) nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it për mbërritjen e Burnsit në kryeqytetin serb, ndërsa Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd tha se të gjitha pyetjet në lidhje me këtë çështjet duhet t’i shtrohen zyrës për shtyp të CIA-s.

Presidenca dhe Qeveria e Serbisë thanë se nuk kanë asnjë informacion zyrtar për këtë vizitë.

Sipas informacioneve jozyrtare të REL-it, drejtori i CIA-s mbërriti në Beograd pas një vizite njëditore në Bosnje e Hercegovinë më 20 gusht.

Në Sarajevën, Burns diskutoi edhe për retorikën secesioniste dhe veprimet e Dodiku, tha një zyrtar i Qeverisë amerikane për Radion Evropa e Lirë, i cili kërkoi të mbetej anonim.

Burns u takua me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës.

Një ish-diplomat dhe ish-ambasador në Rusi, Burns është një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, pasi ai është gjithashtu anëtar i kabinetit presidencial të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Biden e emëroi atë në pozicionin e drejtorit të CIA-s në janar 2021.

Burns u betua si drejtor i CIA-s në mars 2021, duke u bërë diplomati i parë në karrierë që shërbeu si drejtor. Presidenti Biden e promovoi atë në kabinet në qershor 2023./ REL

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Biden bisedë telefonike me Netanyahun për armëpushimin në Gazë

Biden bisedë telefonike me Netanyahun për armëpushimin në Gazë