CEO i Fibank, Bozhidar Todorov, në një intervistë për Shqiptarja.com, është shprehur optimist për rolin pozitiv që mund të japin bankat tregtare në vend për zhvillimin e ekonomisë. Ai ka folur ndër të tjera për ecurinë e sistemit bankar gjatë vitit të shkuar, si dhe sfidat që e presin sistemin bankar në planin afatshkurtët e atë afatmesëm.

1. Si e vlerësoni ecurinë e sistemit bankar dhe të bankës suaj në vitin 2015?

Ecuria e sistemit bankar gjatë vitit të kaluar ishte shumë pozitive edhe pse u përballë me disa sfida siç ishte kriza në Greqi. Në përgjithësi sistemi bankar shqiptarë është i mirë stabilizuar edhe në 2015 ishte i mirë kapitalizuar dhe likuid. Përsa i përket Fibank Albania 2015 ishte shumë i mirë dhe ne patëm arritje të rëndësishme. Përfitueshmëria dhe tregues të tjerë të ecurisë së bankës si likuiditeti, kthimi nga aktivet dhe kapitali arritën nivelet me larta që prej prezencës tonë në Shqiperi. Rritja ne kredi dhe depozita ishte gjithashtu shumë e mirë dhe me një rritje prej 8 dhe 6% respektivisht, Banka jonë ishte ndër bankat me rritjen më të lartë në sistem. Këto rezultate ishin pasojë e punës së bërë për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së shërbimeve dhe produkteve. Si rrjedhojë ne u vlerësuam me çmimin “Banka e Vitit” për 2015 nga Dhoma e Tregtise dhe Industrisë.

2. Cilat janë pritshmëritë për sistemin bankar dhe bankën tuaj për vitin 2016?

Fibank Albania ka pritshmeri për të vazhduar ecurinë pozitive edhe gjatë vitit 2016. Objektivat tona janë që të përshpejtojë rimet e rritjes dhe ne kemi plane ambicioze për të rritur bazën e klientëve, aktivitetin e kartave të kreditit si dhe të ofrojmë produkte të dizenjuar sipas nevojave të klienteve që është edhe karakteristik dalluese e jona.
Sistemi bankar në përgjithësi ka treguar që ka kapacitete dhe mundësi për rritje të mëtejshme dhe bankat janë të gatshme për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit nëse do të varej nga vetëm prej tyre.

3. Në vitin 2015, rritja e kredisë ishte në nivelet më të ulëta historike. Sipas jush, cilat janë arsyet dhe si e prisni ecurinë e huas për bankën tuaj dhe sistemin bankar në afatin e shkurtër dhe të mesëm?

Kjo është pjesërisht e vërtetë, sepse shifrat aktuale të 2015 janë ndikuar nga fshirja e kredive që u bë në përputhje më kërkesat e reja rregullatore të Bankës së Shqipërisë. Për bankën tonë për shembull kreditë e fshira patën ndikim të konsiderueshëm dhe ishin sa 15% e rritjes së portofolit të kredive.
Bankat janë të gatshme të japin më shume kredi dhe të financojnë projekte fitimprurese dhe janë duke e treguar këtë. Interesat e kredive kanë pësuar rënie të vzhdueshme gjatë gjithë 2015 dhe arritën nivelin më të ulët historik në Shqipëri. Edhe nëse i krahasojmë me vendet e tjera të rajonit normat e interesit janë ndër më të ultat pavarësisht vlerësimit të rrezikut të vendit. Gjendja e likuiditetit dhe kapitalit tregon që Bankat mund të japin kredi me norma interesi shumë të favorshme. Gjithçka varet nga bizneset dhe ambjenti i aktivitetit të biznesit.

4. Si do ta vlerësonit planin e Bankës së Shqipërisë për uljen e kredive me probleme? Si e prisni ecurinë e NPL-ve në bankën tuaj?

Ndryshimet dhe kërkesat e reja rregullatore të Bankës së Shqipërisë janë në drejtimin e duhur dhe më afër me dirketivat e BE dhe praktikave bankare ndërkombetare më të mira. Megjithatë vetëm kjo nuk mjafton për të ulur nivelin e kredive me probleme pasi ka edhe faktorë të tjerë që duhen përmirësuar. Problemi më i madh që bankat ndeshin në lidhje me kreditë me probleme ka të bëjë me procesin e ekzekutimit që është ngushtësisht i lidhur në përgjithësi me kuadrin ligjor dhe në veçanti me proceset gjyqësore. Në këtë kuadër Banka e Shqipërisë mund të shërbejë si ndërmjetësues, përderisa nuk është në dorën e saj, që procesi i ekzekutimit për kreditë me probleme të jetë më i thjeshtë dhe efektiv dhe në këtë mënyrë insiativat e Bankës së Shqipërisë do ketë një impakt real në cilësinë e portofolit të kredive.

5. Cilat janë sfidat me të cilat do të përballet sistemi bankar në afatin e shkurtër dhe të mesëm?

Banka janë gati nëse do kenë mundësi të shfrytëzojnë të gjithë potencialin e tyre. Rezultat i kësaj është edhe konkurenca e lartë në sistemin bankar që është reflektuar në nivelet e ulta historike të normave të interesit që bankat po ofrojnë. Normat aktuale po ndjkein një kurb rënëse që në fakt nuk reflekton nivelin e rrezikut të Shqipërisë dhe të ambjentit të biznesit në vend. Edhe në një ambjent të tillë kaq konkurues Fibank Albania shikon për të gjetur oportunitete për rritje të mëtejshme duke shfrytëzuar avantazhin që ka si bankë rajonale dhe duke përdorur know-how që ka grupit bankar ku ne bëjmë pjesë, në tregje të ngjashme.

ceo i Fibank
Bozhidar Todorov, CEO i Fibank

Redaksia Online