Drejtori i galerisë: Pikturat
përgjegjësi e Sotiraq Xegës

Drejtori i galerisë: Pikturat <br />përgjegjësi e Sotiraq Xegës
KORÇE – Drejtori i Qendrës Kulturore “Guri Madhi” në Korçë akuzoi sot për zhdukjen e 61 pikturave Sotiraq Xegën, i cili, sipas tij, ka pasur në ngarkim fondin fizik të galerisë nga viti 2002 kur me urdhër kreu i Bashkisë i besoi administrimin e saj.

Gjatë një konference për shtyp, drejtori Vladimir Topi theksoi se 27 prej veprave të zhdukura janë të piktorit Vangjush Mio.
Nga viti 2002 deri në 2011 në galeri janë kryer kontrolle periodike për gjendjen fizike të fondit, shpjegoi Topi. Sipas tij, nga inventari i vitit 2011 nuk ka pasur mungesa ndërsa nga inventari i fundit rezulton mungesa e një numri të madh veprash.

Topi theksoi se me datë 10 korrik qendra kulturore ka depozituar një kallëzim penal pranë organeve të drejtësisë, të cilët tashmë kanë nisur hetimet. Ai kërkoi zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e pikturave.

KESHILLTARET E DJATHTE: HAJDUTET NE BASHKI

Skandali i zhdukjes së 61 veprave në pikturë nga galeria e arteve “Guri Madhi” në qytetin e Korçës ka bërë që të reagojnë nëpërmjet një deklarate dhe grupi i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak në qytetin juglindor. Ata e kanë cilësuar grabitjen e veprave të artit një prej grabitjeve më të mëdha të ndodhura në 100 vjet pavarësi, me dëme morale dhe kulturore.

Sipas këshilltarëve, zhdukja nga galeria e 61 veprave është një krim mbi kulturën kombëtare. Nëpërmjet deklaratës publike këshilltarët e djashtë kanë akuzuar rëndë kryetarin e Bashkisë Niko Peleshi, ndërsa i kanë bërë thirrje atij të kërkojë falje publike për rastin e pa precedentë.

Autorët e vjedhjes së kulturës kombëtare sipas këshilltarëve ndodhen në institucionin e bashkisë dhe të qendrës kulturore.


(da.is/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin