Drejtori i Institutit të Ndërtimit: Teatri jashtë çdo standardi, tavani po bie, rrezik nga depozitat e naftës

Drejtori i Institutit të Ndërtimit: Teatri jashtë çdo standardi, tavani po bie, rrezik nga depozitat e naftës

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu

Rikonstruksioni i godinës aktuale të Teatrit Kombëtar është i pamundur. I këtij mendimi është Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, i cili deklaroi se godina aktuale është bërë për një periudhë 15 vjeçare dhe jo që të qëndronte kaq gjatë në këmbë.

Nëse do i bënim rikonstruksion këtij objekti duhet të fillonim nga themelet. Ky objekt mbi gjurmën e vet dhe me mundësitë që ka nuk mund të zhvillohet. Nga ana konstruktive unë si inxhinier nuk mund të firmos dhe nuk mund t’u them që të qëndroni atje brenda, është e rrezikshme. Sinqerisht jeni në rrezik, unë po e alarmoj, por ju aty keni pasur një rrezikshmëri të larë. Jeni në rrezik 99 %. Në këtë aspekt nga ana konstruktive objekti për mua është i rënë dhe duhet të rrëzohet për tokë, ka plasaritje të mureve. Objekti është jashtë çdo kushti teknik. Një pjesë tjetër që kemi bërë është mbrojtja kundër zjarrit, ky objekt nuk ka kushtet më minimale.

Ekzistojnë vetëm disa fikësa dore, nuk ka rrugë kalimi, kanë qenë 6 porta, funksionojnë vetëm 3. Pajisjet elektrike dhe sistemi elektrike, pajisjet e vitit ’78, proxhektorët japin nxehtësi të madhe. Rikonstruksioni si të zjarrit dhe anës elektrike, objekti nuk ka kushte nga ana arkitektonike dhe konstruktive që të realizohet rikonstruksion në këto drejtime. Tavani është duke rënë, janë vënë ipe per t’i mbajtur, edhe këto janë vendosur jashtë standardit. Në këtë aspekt nuk mund të lejohet të kryhet aktivitet aty. Sa i ëprket ngrohjes –ventilimit, është tentuar të bëhet ngrohje me fankoj, në vend ta rregullojnë situatën.. është jashtë kushteve teknike për ngrohje se ventilim nuk ka.

Nuk po flasim që për efekt të aktivitetit që ju kryeni keni disa depozita aty mbrapa që janë depozite nafte, ato duhet të ishin jashtë teatrit, janë futur brenda dhe janë të rrezikshme. Në pjesën veriore objekti është i rënë përtokë, një nga kolegët më tha duhet të grisim diplomat se nuk di si qëndron në këmbë. Është e rrezikshme pjesa e skenës, ka krijuar hapësirë mes themeleve dhe skenës. Objekti nuk duhet të kryejë aktivitet, ne jemi të përgjegjshëm, kemi dhënë edhe firmë.

Agron Hysenlliu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Teatri: 25/06/2018 17:58

    Pallatet (o sylesh) qe kane vdekur qytetare ti si inxhinier i ke inspektuar.Ashensore ska,Telat e korrentit jashte pa rruge per zjarrfikset.Si ju jepet licensa e banimit kunder ligjit atyre???Nga ti apo nga Velija?Ndersa Teatri doli jashte perdorimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani