Drejtori i KESH, Benet Beci: Kemi investuar 200 milionë euro, projekti madhor është skavica! Projektet sjellin zhvillim ekonomik dhe rrisin punësimin në Shkodër (VIDEO)

Në 8 vite në Shqipëri janë investuar 200 mln euro në rinovime teknologjike në prodhimin e energjisë dhe në portat e shkarkimit të digave. 
Drejtori i Koorporatës Energjetike Shqiptare (KESH), Benet Beci, njëherazi kandidat për deputet në Shkodër nga radhët e Partisë Socialiste, thotë se në vitet në vijim janë projekte madhore investimesh. 

"Para dy muajsh takova inxhinier Toninin i cili e ka filluar jetën e tij profesionale në montimin e turbinave gjatë ndërtimit të hidrocentralit dhe tani rreth 70 vjeç në pension po na ndihmon për zëvendësimin e tyre. Ai ishte shumë i kënaqur që po përmbyll jetën e vet profesionale me zëvendësimin e turbinave proces që ndodh për herë të parë që nga ndërtimi i tyre. Këto janë ngjarje që ndodhin një herë gjatë jetës së një njeriu dhe gjatë jetës së një hidrocentrali. Kjo është ajo që kemi bërë këto 8 -të vite. Kemi investuar rrethë 200 milion euro për rinovime teknologjike në prodhimin dhe në portat e shkarkimit të digave, hidrocentralit të Vaut të Dejës kaskadës së Drinit që prodhojnë sot 70% të energjisë së vendit. Çdo orë që ato nuk prodhojnë apo kanë difekte energjia duhet importuar me kosto të lartë. Investimet kanë bërë të mundur të garantojnë një prodhim të pastër e me kosto të lirë. Jemi përqëndruar në projekte të reja. Skavica është investimi më strategjik që Shqipëria po bën në energji, është një investim madhor i cili do të rrisë prodhimin e energjisë në  kaskadë me 20%, investim i cili do të japë kontribut të rëndësishëm në reduktimin e përmbytjeve në zonën e nën Shkodrës investim që do t’a bëjë Shqipërinë një lojtar të rëndësishëm në tregun rajonal të energjisë. Si pjesë e strategjisë se qeverisë për diversifikimin e prodhimit të energjisë po investojmë edhe në energjinë diellore. Këtë vit investojmë 20 miliom euro vetëm nga Kesh në parqet fotovoltaike në Vaun e Dejës diçka e pamenduar për gjendjen e sektorit disa vite më parë. Këto investime janë një mundësi e re për zhvillimin e teknologjisë, këto investime hapin vende pune për punësimin të rinjëve në ekonominë e gjelbër të së ardhmes. Korporata Elektroenergjitike është ndër kompanitë më të mëdha në Republikën e Shqipërisë dhe më e madhja në veri të Shqipërisë. Për herë të parë Korporata po i kthen sytë nga komunitetet të cilat i kanë dhënë energji gjithë Shqipërisë për më shumë se 4-tër dekada. Po punojmë në fushën e mjedisit infrastrukturës zhvillimit të turizmit si dhe këtë sezon me buxhetin e Keshi-t fillon ndërtimi rrugës së Vaut të Dejës –Koman aq e kërkuar nga banorët por dhe nga mijëra turistët që vizitojnë alpet tona. Po këtë vit do fillojmë dhe ndërtimin e infrastukurës lundruese në Vaun e Dejës po ashtu dhe në Koman, muzeun shqiptar të energjitikës. Muzeun Kombëtar në Koman që do t’a kthejë të gjithë zonën në një pol të ri të zhvillimit të turizmit, të një lloji tjetër në Shqipëri, të një lloj turizmi që është i vecantë jo vetëm në shqipëri por dhe në ballkan. Këto projekte që janë në punë e sipër dhe ato që fillojnë të jenë, janë nisma që sjellin zhvillimin ekonomik dhe vendet e punës më të mira në të gjithë vendin. Mandati i 3-të është mundësia për përjetësimin e tyre. E ndjej të nevojshme sot, që të ndaj me ju si pjesë e ekipit të Shkodrës një nga momentet më të vështira por dhe më të sukseshme do të thoja të menaxhimit të Kaskadës dhe të prurjeve ekstreme të ndodhura gjatë muajit Janar. Ndjehem krenar për atë që arritëm të bëjmë në kushtet kur prurjet vjetore kanë qënë maksimale që nga viti 1963 gati 2 (dy) herë më shumë se viti 2010. Të menaxhonim me kujdesin me të madh dhe me përgjegjësisinë më të madhe për të mos bërë asnjë dëm në pjesën, nën ultësirën e Shkodrës në ditët e fillimit të Janarit dhe fillimit të Shkurtit. E them këtë sepse… për të dëshmuar që kemi arritur të menaxhojmë një sasi prurjesh historike me një kujdes të vacantë, më një ndjeshmëri të lartë për pjesën e gjithë nënShkodrës. Kemi qënë në kontakt ditën dhe natën nga fshatari fundor në Obot apo në Dajc për të parë që mos t’i hyjë asnjë pikë ujë në shtëpitë e tyre. Sigurisht, dëme kanë pasur për sa i përket bujqësisë dhe blektorisë ndopak, por kurrë nuk u bë e mundur të lëviznin njerëzit dhe evadoheshin. Ky ka qënë qëllimi ynë gjatë kësaj kohe. E ndjej të nevojshme t’a them këtë dhe në respektin e punës së bërë nga gjithë Kesh, punonjësit e Kesh dhe bashkëpunimi që kemi pasur dhe me institucionet e tjera për të bërë të mundur reduktimin dhe minimizimin dëmeve dhe problemeve të Shkodrës gjatë këtyre prurjeve ekstreme të muajve të fundit. Por, zgjidhja përfundimtare do të jetë  Skavica. Ajo do të jetë që do t’i japë fund një herë e përgjithmonë ankthit të pjesës Shkodrës, nënShkodrës, ankthit shumë vjeçar të banorëve të saj dhe unë jam i kënaqur sot në këtë prezantim që paraqitëm dhe projektin e Skavicës që tashmë nuk është vetëm një projekt por është një projekt i filluar. Për këtë ndjehem krenar që ai filloi gjatë këtij mandati dhe do të vazhdojë në mandatin tjetër", tha ai.


Lajmi kryesor:

'Ujësjellësit ishin fole punësimi partiak', Rama: Në mandatin e tretë ujë të pijshëm 24 orë në 61 bashkitë! Ulim humbjet e energjisë në 10% (VIDEO)


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

 Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg

Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg