La SHBA për Kukësin, i riu: Ka një frymë që Amerika s’ta jep! Dua të hap biznese që t'i shërbejnë qytetit

Në Kukës, ekziston një prirje e të rinjve për t’u larguar nga vendi, në kërkim të mundësive për shkollim dhe një jete më të mirë. Por janë shumë të rralla rastet kur dikush që studion dhe punon jashtë vendos të kthehet në vendlindje.

Donart Tota studioi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kokën e mbajti gjithnjë pas. Për tu kthyer aty ku lindi dhe u rrit, e për të mos u larguar më kurrë.

24 vjeçari kuksian studioi për shkencat kompjuterike dhe matematikë  në ShBA, por ndonëse u punësua menjëherë pas përfundimit të studimeve, u rikthye sërish në Kukës.  Donarti, shpjegon arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim dhe tregon për punën që po bën në qytetin e tij të lindjes.

“Kam shkuar në Amerikë për shkollën e lartë, e kam mbaruar për shkenca kompjuterike dhe matematikë, dhe direkt kam gjetur punë. Pasi ra pandemia punuam nga shtëpia, dhe kështu është njësoj si të punosh nga shtëpia, vijoj të punoj këtu online, më pëlqen Kukësi, ka një natyrë shumë të bukur, dal me shoqërinë dhe organizohemi. Ka një frymë që nuk ma jep Amerika, sepse në fund të fundit është vendlindja ime, ndaj kam zgjedhur që të marr të ardhurat nga Amerika, por  shpenzimet dhe kohën ta kaoj në Shqipëri”, tha ai

Shpresa e tij më e madhe është që një ditë të hapë një biznes që ti shërbejnë Kukësit dhe të ardhmes, që tashmë ka vendosur të ndërtojnë në qytetin e tij të lindjes.

"Dua të hap biznese, që t’i shërbejë Kukësit, po ashtu dhe mua. Ideja ime është të hap kurse për më shumë programues dhe të sjell punë nga SHBA në Kukës", shton i riu.

Por ndonëse vetë zgjodhi të kthehej, Donaldi është i vetëdijshëm që shumë të rinj të tjerë nuk do të bënin të njëjtën zgjidhje.

"Secili ka të drejtë të bëjë zgjedhjet e veta. Veçanërisht ato që nuk kanë jetuar jashtë, sepse është ideja që jashtë është gjithmonë më mirë, por varet në çfarë aspekti. Por nga një anë i jap edhe të drejtë, sepse psh në Kukës mundësitë e punësimit janë të vogla . Por nuk më pëlqejnë largimet që po ndodhin. Do doja të kishte me shumë të rinj. Duhet të ketë më shumë aktivitete rinore, jo thjesht kafe. Kjo do ishte një shtysë më tepër që njerëzit të jetonin këtu", thekson Donaldi.

E teksa i riu që zgjodhi Kukësin në vend të SHBA, shpreson që të rinjve tu ofrohen më shumë mundësi, koha do t’i tregojë nëse bëri zgjedhjen e duhur dhe nëse mesazhi që shumë të tjerë të ndjekin rrugën e tij do të dëgjohet nga të tjerë të rinj.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petrit: 06/07/2021 22:55

    Une mendoj qe kete zgjedhje e ka te momentit. Amerika eshte akoma e mbyllur dhe ne pranveren e ardhshme fillon e hapet. Dhe kur te hapet, djali do ike serish ne Amerike te punoje atje, sepse sdo lejohet me online. Nese nuk iken serish ne USA, ai ne Kukes do mbetet me page shume te ulet ose pa pune. As ne Tirane nuk ja del dot. Ndaj sa eshte ne kohe, djali duhet te zgjedhe USA.

    Përgjigju
  • Vlora: 06/07/2021 15:35

    Sa mire qe u ktheve ... njerez si ti si duhen Amerikes...hahahahaaaahah. Ne Kukes do jesh i pari...

    Përgjigju
    • Jonhy: 06/07/2021 16:08

      O VLORA Sa per dijenin tende, ky personi ne fjale ka arritur te jet i pari edhe ne Amerike Se ne Kukes po e po. Po me sarkazma nuk ti qon mushka drut n'vend. Nxjerr fall mire heren tjeter se ca njerzish i duhen Amerikes.

  • dres: 06/07/2021 00:44

    sa mire , un jetoj ne tirane edhe ne kukes nuk dua te shkoj se e di qe do vdes per buke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon