Komisioni antikorrupsion/ Kryetari i KLSH: Duam qartësi dhe komunikim konkret për komisionet e reja

 

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu, nga takimi i kryeparlamentares Elisa Spiropali me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura, u shpreh se KLSH kërkon një komunikim më konkret me komisionet e reja.

Sipas tij, kjo do ti shërbejnë efikasitetit të punës së përbashkët.

“Do doja që të shprehja vullnetin e KLSH për të pasur një lloj komunikimi në vazhdimësi të plotë me të gjitha institucionet në radhë të parë me kuvendin dhe me institucionet e tjera të pavarura. Të kishim një komunikim më konkret me komisionet dhe sidomos me komisionin e ri të ndërtuar nga Kuvendi për të pasur një fokus sa më të qartë dhe një ekonomizim në veprimet dhe komunikimet e nevojshme. Këto i shërbejnë efikasitetit të punës sonë të përbashkët. Ne do të jemi në dispozicion të plotë të këtyre veprimtarive nga komisionet, por do doja një dija një komunikim sa më konkret”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Komisioni antikorrupsion/ SHBA, Britania dhe BE: S'ka kthim pas të reformës në Drejtësi! Gonzato: Zbatoni vendimet e Kushtetueses siç janë


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:30
Komisioni i ekonomisë mbajti peng Raportimin e KLSh, Shalsi e Shehu shkëmbejnë replika para ambasadorëve

1727346147_arbenshehu.JPG

Në tryezën e organizuar në kryesinë e kuvendit ku prezent ishin dhe ambasadorët, deputetët e opozitës përmendën dhe faktin që për herë të parë KLGj nuk bëri raportimon vjetor. Kjo u shoqërua me përgjigje nga Eduard Shalsi e kreun i KLSh-së Arben Shehu

Jorida Tabaku: Për herë të parë ka ndodhur që Kontrolli i lartë i shtetit nuk e ka finalizuar raportimin e tij. Një institucion shumë sensitive. Ne I kemi plotësuar 22 vendet vakante që kanë për të plotësuar parlamenti për institucionet e pavarura.

Eduard Shalsi: Përmendi zonja Tabaku autoritetin e konkurencës ndërkohë që dy vjet më parë u ndeshëm me një fakt që ndonëse një fjali shpjegonte çfarë ishte bërë gabim në raport me institucionin e pavarur, të gjithë mësuam se qëllimi i autoritetit të konkurencës nuk ishte konkurenca, por efiçenca e tregut. Procesi i efiçencës së tregut kalonte nëpërmjet konkurencës që ndryshonte krejtësisht qasjen e atyre rezolutave.

Në këtë proces jemi konsultuar me partnerë të huaj që nga Kanadaja te Suedia. Këtu duhet ta filloj me një kërkesë për veten tonë, që duhet të fillojmë të kuptojmë më mirë dhe të mësojmë mbi rolin tonë dhe rolin e institucioneve.

Po nuk u kuptua roli i institucionit atëherë edhe ne do ta kemi të vështirë.

Besoj se tani jemi më të matur, më të pjekur për të kaluar në një nivel të ri dhe jam besimplotë se edhe nga kryetarët e komisioneve të tjera janë hapur disa ura komunikimi si asnjëherë më parë”

Shehu: Është një komunikim periodik, i përvitshëm ku raportohet puna e institucionit dhe qëndrimi jonë për zbatimin e buxhetit, që normalisht duhet në fazën e parë të shpërndahet mbi bazën e f argumenteve dhe jo lobimeve dhe duhet të ketë kontroll të plotë dhe efikas. Do të doja të përshëndesja duke e mbështetur në këtë mendim.  

Komunikimi jonë është i gjatë do ta vlerësoja, jo unë personalisht por institucioni të jetë më I zgjeruar. Realisht është e rëndësishme që ne të kuptojmë më mirë njëri tjetrin, pra institucionet të jenë sa më të qartë e efikas. Por që të kuptojnë më mirë njëri tjetrin duhet të trajtojmë në radhë të parë produktin e punës së institucionit në rastin konkret 160 materiale audituese që janë thelbi i të kuptuarit. Nëse ne e realizojmë këtë jemi kuptuar qartë me njëri tjetrin. Në lidhje me efektin ndërkombëtar vlerësoj shumë. Këto janë procese që janë në monitorim ndërkombëtar. Dhe në rastin tonë janë në monitorim INTOSAI. Shpreh publikisht vënien në dispozicion të KLSH-së për të zbatuar cdo lloj detyrimi kushtetues e ligjor në vijimsi e kjo do të jetë konkrete

Ina Zhupa: Kuvendi ka detyrim cdo vit të miratojë rezolutë e të japë detyra për KLSh-në e cdo institucion për atë vit e të monitorohet. Nuk është justifikim koha që thotë zoti Shalsi se me këtë logjikë i bie që institucionet kushtetuese ti miratojmë në 2030 apo 2040 kur të ndihet gati të ketë kuptuar një kryetar apo tjetër.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë