Drejtori i qëndrës së kulturës në Dibër Veli Vraniçi është një nga dëshmitarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në procesin gjyqësor që do zhvillohet kundër ish-kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili. Në dëshminë e dhënë në prokurori, Vraniçi ka rrëfyer se shtetësja A.A është punësuar në dhjetëditëshin e tretë të muajit Mars 2016 si magaziniere në qëndrën kulturore të Dibrës.
Mirëpo në dëshminë e tij Veli Vraniçi tregon se në tre muajt e fundit me urdhër të Shukri Xhelilit janë punësuar në qëndrën kulturore dhe katër vajza si, A.A me detyrë magaziniere, S.V, punonjëse bibloteke, A.D, pastruese në muze dhe A.Sh. Në dokumentat që zotëron “Shqiptarja.com” evidentohet se vajza e përfshirë në këtë skandal seksual ka shkuar fillimisht tek “Ora News”, duke takuar Ilva Taren dhe më pas kjo e fundit i ka ofruar mundësinë e bashkëpunimit që të filmonte përsëri Shukri Xhelilin deri në ambientet e hotelit. Vajza e skandalit tregon se i dhanë një kamera të vogël të cilën sipas saj ja kanë montuar në kuletën e saj.
Dëshmia e drejtorit të Kulturës
Ndërkohë që në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të dobishme për qëllime të hetimit më datën 13 maj 2016 në orën 10:15 është pyetur shtetasi Veli Vraniçi, me detyrë drejtor i qëndrës kulturore Dibër, dertyrë që e kryen prej 25 vitesh. Ai shpjegon se gjatë tre mujorit të fundit janë emëruar katër punonjëse femra si A.A magaziniere, afërsisht e moshës 20-25 vjeçare, S.V, punonjëse në biblotekë, A.D, pastruese në muze dhe A.Sh. Kjo e fundit deri në datën 15 prill 2016 pasi më tej është emëruar përgjegjëse financiare në qëndrën kulturore Dibër. Emërimet i ka bërë kryetari i Bashkisë, duke i sjellë atij kopje të vendimit të emërimit, ndërsa kontratat e punës i administron bashkia Dibër.Deklaruesi shprehet se mesa i kujtohet A.A ka filluar punë në dhjetëditëshin e tretë të muajit Mars 2016, S.V. në muajin Maj 2016 dhe A.D në muajin prill 2016. Drejtori shprehet se Qëndra Kulturore Dibër disponon vetëm vendimet e emërimit në detyrë, por këto akte ndodhen në zyrën e financës, që administrohet nga financierja A.Sh, e cila nuk ndodhej në punë.
Dëshmia e Shukri Xhelilit
Më datën 13 maj 2016 është pyetur kreybashkiaku Shukri Xhelili në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime. Në prani të mbrojtësit të tij, Xhelili lidhur me videon e transmetuar në “Tv Ora” shprehet se personi i shfaqur në video është A.A, punonjëse e bashkisë prej mëse tre muajsh dhe se ai ka njohje me të prej më shumë se një vit. Ajo çka është transmetuar në emission është një inskenim. Më tej, shprehet se deklarime do të japë pasi të njohë material hetimore të dokumentuara për faktin.
Provat materiale
Me vendim të datës 12 maj 2016 është urdhëruar sekuestrimi i provave materiale,kontrata e punës si dhe urdhëra të brendshëm që lidhen me shtetasen A.A si e punësuar pranë bashkisë Dibër. Rezulton se më datën 13 maj 2016 është sekuestruar vendimi nr.25 i shkurtit 2016 në ambjentet e zyrës së menaxhimit të burimeve njerëzore pranë kësaj bashkie, në prani të përgjegjësit Ilir Rabdishti. Ky vendim mban datën 26 shkurt 2016 dhe është nënshtruar nga Shukri Xhelili me statusin e kryetarit të kësaj bashkie dhe në pjesën vendosi ka këtë përmbajtje:”…Zonja A.A emërohet në detyrën e magazinieres pranë Qëndrës Kulturore, Bashkia Dibër. Marëdhëniet financiare i fillojnë më datën 26 shkurt 2016. Të marrë në dorrëzim detyrën dhe të gjithë bazën materiale që ka në dispozicion….”
redaksia online
a.n shqiptarja.com
/Shqiptarja.com