Mediat franceze shkruajnë për arrestimin e Behar Bajrit, shqiptarit të shumëkërkuar nga SPAK në dosjen “Metamorfoza” që ra në pranga më 4 shtator. “Actu 17” shkruan se shqiptari i shumëkërkuar kishte kërkuar azil në Francë në vitin 2021. Duke e cilësuar Bajrin si bos të mafias, media franceze thekson se i arrestuari në Strasburg, dyshohet se është përfshirë në atentatin ndaj Gjin Boriçit, njërit prej rivalëve të tij në Shkodër më 9 gusht 2020.
Hetuesit francezë kanë dokumentuar edhe telefonatat e 43-vjeçarit por sipas mediave, pas urdhër arrestit të lëshuar ndaj tij në korrik lokalizimi i tij është ndihmuar edhe ga të dhënat që ai kishte përdorur në kërkesën për azil dy vjet më parë. Bajri dyshohet se ka plagosur edhe Taulant Pepajn si pasojë e larjes së hesapeve mes organizatave kriminale.
Franca, vendi që Bajri kishte zgjedhur për t'u fshehur, ndihmoi në zbardhjen e komunikimeve të SkyECC, që zbërthyen krimet monstruoze të fisit Bajri, grupit të Ervis Martinajt, prokurorit Xhevahir Lita dhe ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri. Pas prangosjes në Francë, Bajri pritet të ekstradohet në muajt në vijim në Tiranë. Shqipëria nuk ka një marrëveshje të nënshkruar ekstradimi me Francën, megjithatë, tentativa do të bëhet përmes shfrytëzimit të konventave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për të bindur gjykatat atje.
Dosja do të përpilohet e plotë dhe përmes Ministrisë së Drejtësisë do t’u vihet në dispozicion autoriteteve franceze. Në dosjen “Metamorfoza” Behar Bajri përveccse akuzohet si organizator i vrasjes së Gjin Boriçit për llogarit të të zhdukurit Ervis Martinaj, dyshohet edhe për sigurimin e personave për vrasjen e mbetur në tentativë të Kleanthi Musabelliut, për llogari të biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe porositës i vrasjeve që nuk u kryen asnjëherë të Dorian Dulit, Genc Tafilit dhe Ibrahim Licit.
Të gjitha këto ngjarje, Behar Bajri i organizoi e planifikoi pas daljes nga burgu me masë të lehtësuar arresti, të firmosur nga prokurori Xhevahir Lita, i arrestuar pasi dyshohet se mori 30 mijë euro për këtë nder.
po ky kokrra e kriminelit kerkon azil ne europe!
PërgjigjuNa keni ca menderen me ket Beharin si me qene ky Sali Berisha per dite lajme per te,le te shkoje ne PS tani atje ku e ka vendin!
PërgjigjuLule Zefi rezulton perfituese ne siperfaqen e tokes pyll ne fshatin Pulaj me 12 ha ne bregdet
Përgjigju