Drejtori i “A1 News” nën akuzë
për mashtrim, s'pagoi gazetaren

TIRANE - Drejtori i televizionit “A1 News”, Neritan Gjojdeshi do të përballet me drejtësinë për akuzën e mashtrimit.
 
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se drejtori i “A1 News” është kallëzuar nga gazetarja Anxhela Devole,  e cila pretendon se nuk është paguar për muajt Gusht e Shtator të vitit 2016, periudhë kur ka punuar si gazetare në televizionin që drejtohej nga Gjojdeshi.
 
42-vjeçari Neritan Gjojdeshi akuzohet për mashtrim dhe rrezikon të dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vjet. 
 
Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë i referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.Gj, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

(er.nu/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion