Drejtori i LSI-së në prag largimi
miraton tender 1 milionë euro 

Drejtori i LSI-së në prag largimi<br />miraton tender 1 milionë euro 
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë nisi tenderin për blerjen e 185 mijë targave kundrejt vlerës 1 milion euro.

Në krye të kësaj drejtorie është Ylli Spahiu i emëruar nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe është vëllai i deputetit Përparim Spahiu i po kësaj partie.

Normalisht duke qenë se është post politik gjasat janë që drejtori Spahiu ka për t’u larguar me emërimin e qeverisë së re, në të cilës LSI-ja nuk ka për të qenë më pjesë.

Tenderi për 185 mijë targa automjetesh
Tenderi 1 milionë euro te Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë, është bërë pak ditë nga largimi nga detyra të drejtorit Ylli Spahiu, i cili është përfaqësues i LSI. 

Prishja e koalicionit PS-LSI, pasi socialistët do qeverisin vetëm, bën që zyrtarët e LSI-së të largohen nga pozicionet shtetërore. 

Ftesa për tender u bë nga Agjencia e Prokurimit Publik dje në orën 8:00, teksa pritet që ofertat të dorëzohen deri më 27 korrik. Shuma në dispozicion është mbi 129 milionë lekë, me të cilën do të blihen 185 mijë targa dhe 350 shiritë ngjyrosës. Kjo sasi targash konsiderohet e lartë në raport me makinat në qarkullim, të cilat në fund të vitit 2016 ishin 563 mijë automjete, duke përfshirë edhe automjetet në inventar, por që nuk qarkullojnë.

Specifikat e tenderit kërkojnë që operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për furnizimet e mëparshme, të ngjashme, të kryera dhe të realizuara gjatë tre viteve të fundit në vlerë jo më të vogël se 51.000.000 (pesëdhjetë e një milion) lekë, që është realizuar gjatë tre viteve të fundit.

Operatori ekonomik për përvojën e mëparshme duhet të paraqesë vërtetime të lëshuara nga një ent publik dhe/ose fatura tatimore të shitjes, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara. Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, si dëshmi pranohen vetëm fatura tatimore të shitjes, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor  kërkon që mallrat e furnizuara sipas kontratës duhet të jenë konform kodeve dhe Standardeve Teknike të parashikuara në specifikimet teknike.

Nëse gjatë ekzekutimit të kontratës, ka ndryshime në kodet përkatëse ose në Standardet Teknike, këto ndryshime do të zbatohen vetëm pas aprovimit nga Autoriteti Kontraktues. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet nga ndonjë dispozitë tjetër e kontratës, kur nuk është përcaktuar asnjë Standard Teknik përkatës në specifikimet teknike, Mallrat duhet të jenë konform standardeve teknike ndërkombëtare të tanishme. Nëse nuk ekzistojnë standarde teknike ndërkombëtare, mallrat duhet të jenë konform standardeve teknike përkatëse shqiptare.

tabela e tenderit

(D.T/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot