TIRANE- Takimin e parë zyrtar në krye të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Shkëlqim Ganaj e ka kryer me drejtorin e Përgjithshëm të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Genti Gazheli.

Domosdoshmëria e shkëmbimi të informacionit dhe forcimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve për rastet e dyshimta dhe luftës kundër korrupsionit, ishin në fokus të takimit.

Shkëlqim Ganaj u zgjodh në krye të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, pasi Kuvendi shkarkoi ish kryeinspektoren Zana Xhuka me akuzat e mazhorancës se ka kryer shkelje të rënda Kushtetuese në drejtimin e këtij institucioni.

Mes debateve të forta mazhorance-opozitë, në seancën e 20 shkurtit u miratua dekreti i dytë që propozoi presidenti Nishani vitin e kaluar përballë Xhukës, pikërisht Shkëlqim Ganajn, ndonëse vitin e kaluar nuk u hodh në votim.

Ndërkaq, debati politik mbi ILDKP-në, vijon të mbetet i hapur jo vetëm me akuzat e opozitës për kapje të institucioneve nga ana e qeverise, por edhe pas ankimimit qe kreu i Shtetit i beri në Kushtetuese, me argumentin se shkakrimi i Xhukes ishte i paligjshëm, dhe duke ia lënë Kushtetueses të zgjidhë kompetencat mes Presidentit dhe Kuvendit.

Redaksia online 
(gm/sg/shqiptarja.com)