Drejtori i Policisë kundër narkotikëve në Ekuador: Mafia shqiptare shumë e mbyllur dhe e dhunshme, s’lejojnë anëtarë të tjerë që s’janë nga Shqipëria
Drejtori i Policisë kundër narkotikëve në Ekuador, Pablo Ramírez
TIRANË- Deri më tani këtë vit në Ekuador janë kapur 158 ton drogë, një rritje krahasuar me atë që u kap në 2021 dhe 2020. Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara (OKB), Ekuador është vendi i tretë në botë pas Kolumbisë dhe Shteteve të Bashkuara, për sasinë e drogës së kapur, e këtu nuk bëjnë pjesë as bandat shqiptare.
Drejtori i ri i Policisë Kundër Narkotikëve, Pablo Ramírez, ka folur për bandat shqiptare, duke thënë se janë shumë të dhunshëm dhe të mbyllur, duke mos lejuar personazhe të botës së krimit që vijnë nga shtetet të tjera përveç se Shqipërisë.
“Që nga viti 2017 kemi filluar të shfaqin veçori të caktuara jo vetëm të vdekjeve të dhunshme apo tentativavë për vdekje të dhunshme të personave me kombësi shqiptare. Nëpërmjet hetimeve kemi konstatuar se janë përfshirë ky lloj i personave që vijnë nga jashtë me njohje në Europë të këtij aktiviteti kriminale që tentojnë të marrin portet dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të kontaminuar anijet, kontejnerët , por edhe aeroportet.
Ne kemi konstatuar që njerëzit e kësaj kombësie po ndërhyjnë me forcat e tyre; Ata janë një cikël aq i mbyllur sa nuk pranojnë as njerëz me kombësi ekuadoriane, kolumbiane apo meksikane. Përkundrazi, janë të së njëjtës nacionalitet që kryejnë të gjitha funksionet që ka një organizatë kriminale, janë aq të mbyllura saqë edhe për shkak të gjuhës nuk na lejon të përparojmë ashtu siç duhet. Megjithatë, ka hetime të rëndësishme që do të përfundojnë në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha ai në një intervistë për mediat.
Kujtojmë që në Ekuador në 22 janar të këtij viti u vra në një restorant në Guayaquil, shqiptari Ergys Dashi. Sipas mediave europiane, ai konsiderohej si një nga krerët e një bande droge mjaft të fuqishme.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30%
-
Jo
63.3%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 537
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Antidroga e Tiranës sekuestron 60 kg kanabis, 2 në pranga, 2 në kërkim! Droga me 6 thasë u gjet në makinë! Do shitej 1200 euro kg në Kamëz (EMRAT+VIDEO)
23 Janar, 08:50
-
I dënuar në Itali për trafik droge, falsifikim dokumentesh dhe emigracion të paligjshëm, arrestohet me qëllim ekstradimin 50-vjeçari
20 Janar, 09:48
-
Në kërkim për trafik droge, pranga turkut në Muriqan! I dënuar me 13 vjet burg (EMRI)
16 Janar, 12:02
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Antimafia shkatërron kartelin italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, 15 të arrestuar! Mbi 1 mln mesazhe në SKY ECC, lidhje dhe me ‘Ndragheta’ (EMRA+VIDEO)
14 Janar, 19:28
-
Vritet kryebashkiaku në Ekuador, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin, plagoset i mituri
13 Janar, 07:46
-
SPAK arreston Kreshnik Farrukun, zbardh rolin në grupin që mbushi Italinë me kokainë nga Amerika e Jugut! Ishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 15:28
-
Tiranë/ Akuzohej për trafik droge dhe organizatë kriminale, GJKKO dënon me 5,4 vite burg Luis Çelën, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar
9 Janar, 19:15
-
Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës
7 Janar, 23:01
-
Arabia Saudite ekzekuton 6 iranianë për trafik droge dhe thyen rekordin, ‘tërbohet’ Teherani!
2 Janar, 08:52
-
Tiranë/ U vra në atentat më 2020, Prokuroria kërkon konfiskimin e 13 pronave me vlerë 2.5 mln euro të biznesmenit Gjergji! Trafik droge e pastrim parash në Itali e Holandë
30 Dhjetor 2024, 09:29
-
Washington Post: Tregtia e kokainës lulëzon në mbarë botën, e udhëhequr nga shqiptarët
30 Dhjetor 2024, 08:37