Drejtori i Policisë Nano inspekton plazhet nga Vlora në Ksamil: Standardi i vendosur këto ditë, model për sezonin e ardhshëm

Drejtori i Policisë Nano inspekton plazhet nga Vlora në Ksamil: Standardi i vendosur këto ditë, model për sezonin e ardhshëm

Gledis Nano në jug të vendit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka vijuar edhe ditën e sotme inspektimin në jug të vendit, për të parë nga afër zbatimin e masave shtesë për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhet e vendit.

Policia e Shtetit informon se Nano ka inspektuar vijën bregdetare nga Ksamili në Vlorë. Gjatë takimeve me drejtuesit e strukturave vendore, ato kufitare dhe me efektivët në shërbim, Drejtor Nano ka kërkuar zero tolerancë ndaj atyre që cënojnë dhe rrezikojnë sigurinë e jetës së pushuesve në plazhe.

Masat e forta të policisë janë shtuar pas tragjedisë së rëndë në plazhin e Potamit në Himarë, ku një skaf goditi për vdekje një vajzë 7 vjeçare që po lahej në breg të detit.

“Serioziteti, përkushtimi dhe ndershmëria juaj në kryerjen e detyrës është baza e suksesit dhe faktori kryesor për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe, si dhe për të fituar respektin dhe vlerësimin e pushuesve dhe të qytetarëve në përgjithësi. Mos e shpërdoroni këtë mundësi, mos dëmtoni imazhin e Policisë së Shtetit, dhe më keq akoma, mos rrezikoni jetën e qytetarëve me neglizhencën tuaj.

Ky standard i vendosur këto ditë të ruhet deri në fund të sezonit dhe të merret si model për sezonin e ardhshëm, me qëllim që masat të merren në kohë, jo vetëm nga Policia, por të koordinuara me të gjithë institucionet që i ngarkon ligji, duke iu krijuar pushuesve një ambient të qetë dhe të sigurtë.

Për mjetet lundruese të shoqëruara por edhe ato që do të shoqërohen për verifikim duhet të kryhet një proces verifikimi i detajuar nga të gjitha strukturat. Mjetet që do të rezultojnë të rregullta nga verifikimi i detajuar do t’i nënshtrohen rregullave të reja të daljes në det, për të përmbushur qëllimin e vetëm, sigurinë e jetës së pushuesve”, është shprehur Nano.

Kujtojmë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zbritur në terren dhe është ndalur dje në Shëngjin ku zhvilloi një takim me efektivët e Stacionit të Policisë Shëngjin dhe më pas me efektivët e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, të cilët mbulojnë zonën bregdetare në qarkun Lezhë. Ai kërkoi nga të gjithë zbatimin me rigorozitet të detyrave dhe masave shtesë të caktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim  parandalimin e  ngjarjeve si ajo e tragjedisë në Himarë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 07/08/2022 18:34

    Ore dejtor , po hiq dore o njeri nga keto qe ben per median sepse shkojne nga kahja e propagandes. Hiqe ate kaqolin qe merret me median ne policine e shtetit se jep efekt te kundert nje njeri qe ka punuar per dy drejtorat e fundit qe funddosen imazhin e policise. E kam fjalen per Ard Veliun dhe Haki Cakon.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 07/08/2022 18:16

    ZotniNanaj,eshte standard turpi ky standart i vendodur ditet e fundit,e per rrjedhoje smund te jete standard edhe per sezonin e ardhshem. Mjaft me keto banalitet,por filloni pastroni policine nga krimi e korrupsioni instaluar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?