Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, zhvilloi sot takime me strukturat e policisë në Elbasan.
Gjatë takimit që zgjati mbi 1 orë, Hitaj ka ndarë edhe porosi për sigurinë publike dhe luftën ndaj kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike
Më herët gjatë ditës ai pati një takim me strukturat e Korçës ku u diskutuan një sërë problematikash dhe u dhanë direktivat lidhur goditjen e rasteve të kultivimit e shpërndarjes të lëndëve narkotike, po ashtu edhe me evidentimin e personave që janë të përfshirë në grupe kriminale.
Lajmi në përditësim
Lajmi kryesor:
Hita mbledh drejtuesit e policisë së Korçës e Elbasanit: Porosi për goditjen e kultivimit e shpërndarjes së drogës dhe personave në kërkim










