Pas ngjarjes në fshatin Neviçisht të Korçës, një tjetër plagosje me thikë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pogradecit.
Plagosja mësohet se ka ndodhur në lagjen 4, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbeti i plagosur 39-vjeçari Olger Vesho. Forcat e komisariatit të policisë Pogradec kanë identifikuar autorin Genci Gegprifti dhe kanë bërë arrestimin e 55-vjeçarit.
I plagosuri ka marrë dëmtime në pjesën e qafës dhe në dorë ndërsa raportohet jashtë rrezikut për jetën. Materialet proceduriale janë dërguar në prokurori për veprën penale "vrasje me dashje e ngelur në tentativë".








Komente
Komento