TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Ervin Mete zhvilloi sot një takim me drejtuesit e shoqërive të sigurimit. Në takim u diskutua mbi ecurinë e tregut të sigurimeve, në veçanti për efektet e pandemisë COVID-19 dhe procesin e dëmshpërblimit pas dy tërmeteve të vitit të kaluar.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit, Mete vlerësoi menaxhimin e situatës pas tërmetit nga ana e shoqërive të sigurimit, si edhe ecurinë e procesit të dëmshpërblimit, ndërsa kërkoi përmbylljen pa vonesa të të gjitha pagesave të mbetura pezull. Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv kërkoi nga shoqëritë e sigurimit marrjen e masave për të rishikuar planet e vazhdimësisë së biznesit në rastet e krizave dhe situatave të jashtëzakonshme.
Ai vuri në dukje se tregu i sigurimeve ka nisur të rikuperojë me daljen e vendit nga izolimi. "Situata e krijuar nga pandemia ekspozoi varësinë ndaj sigurimit TPL, duke vërtetuar nevojën e zhvillimit të tregut të sigurimeve. Gjithashtu, dixhitalizimi është thelbësor, për raportimin, inspektimin apo e-shërbimet. Kjo do të sjellë uljen e kostove, heqjen e barrierave dhe do të rrisë efiçencën në tregun e sigurimeve" u shpreh Mete.
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv u kërkoi drejtuesve të shoqërive të sigurimit marrjen e masave për të parashikuar në kontratat e sigurimit specifikime lidhur me situatat e krizave, në funksion të transparencës ndaj personave të siguruar. Në takim u diskutua edhe në lidhje me çështje të tjera në funksion të zhvillimit dhe mirë-rregullimit të tregut, përmirësimit të raportit dëme/prime, etj.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Erion Braçe denoncon: Çmimet i rriti karteli i sigurimeve të makinave dhe jo ligji! Kam kërkuar mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë
17 Janar, 12:11
-
Hyn në fuqi sistemi i ri ‘bonus-malus’, historiku me aksidentet vendos çmimin e sigurimit që do të paguhet për mjetet
1 Janar, 11:14
-
AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!
26 Dhjetor 2024, 15:29
-
Industria e Sigurimeve/ Drejtoresha e AMF prezanton Shqipërinë në Cape Town, vitin tjetër organizohet Konferenca Vjetore e IAIS në Tiranë
8 Dhjetor 2024, 14:20
-
‘Harrohet’ sigurimi i detyrueshëm i banesës! Cila është skema e re që propozojnë socialistët? Primi i sigurimit të zbritet nga të ardhurat vjetore të qytetarëve
9 Nëntor 2024, 20:44
-
EKSKLUZIVE/ EMRAT e 53 ekspertëve që do të angazhohen në Komisionin antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj! Mes tyre gruaja e Sokol Olldashit e ish këshilltari i Metës
10 Shtator 2024, 10:47
-
Ervin Mete i kalon detyrën ministrit të ri të Financave: Ishte rrugëtim konsolidues për institucionin dhe financat publike
31 Korrik 2024, 10:42
-
Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në Qeveri: Ja sa vota morën ministrat e rinj! Elisa Spiropali kryetare e Kuvendit
30 Korrik 2024, 11:35
-
Kryeministri më jetëgjatë me ministrat e Financave më jetëshkurtër
30 Korrik 2024, 09:55
-
Kuvend/ Mete: Markimi i karburanteve i kalon Doganave! Pullat fiskale me tarifa më të ulëta, Braçe: 2 koncesionet për 12 vite morën 110 mln euro e s'lanë asgjë
26 Korrik 2024, 11:40
-
Shehaj interpelancë me Meten: U dhanë 1.3 mld euro për Thumanë-Kashar! Ministri: Markimi i karburanteve nga gushti pa tarifë, mbyllet edhe i pullave fiskale
25 Korrik 2024, 13:09
-
Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete
24 Korrik 2024, 12:22