Në komisionin e mediave pas muajit shtator pritet të zgjidhet drejtori i ri i Radiotelevizionit Shqiptar. Nënkryetari i komisionit parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, Alfred Peza tha se po punohet me intensitet që pas muajit shtator të depozitohet në Kuvend ndryshimet ligjore për zgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH-së.
“Po punojmë për një ndryshim ligjor për këtë qëllim. Duke qënë se konsensusi nuk po funksionon për këtë çështje do të bëjmë ndryshimet e duhura ligjore për ta zgjidhur ngërçin. Është më e rëndësishme zgjidhja e krizës institucionale dhe funksionimi i institucionit që i përket publikut, se sa thjesht konsensusi për konsensus, kur ky i fundit nuk po shfrytëzohet nga opozita për t’u dhënë, por thjesht si një çelës për të bllokuar ndërmarrjen e reformave. Besoj se pas shtatorit ndryshimet do të paraqiten në parlament”, tha nënkryetari Peza.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com