Minatori Destan Koxha është në gjendje të mirë shëndetësore. Drejtoria e Minierës së Bulqizës në zotërim të AlbChrome, njofton se miniera ka funksionuar normalisht edhe sot (dje) dhe nuk ka pasur asnjë incident me pasoja dëmtimi të minatorëve apo personelit mbështetës.
Nuk ka pasur shembje të minierës, përkundrazi puna ka vazhduar si çdo ditë tjetër për nxjerrjen e mineralit të kromit, sigurimin e galerisë dhe thellimin e saj.
Ajo që është transmetuar nga disa media si shembje e minierës dhe dëmtim i minatorëve është krejtësisht e pavërtetë.
Punonjësi i kompanisë AlbChrome, Destan Koxha, pas mbylljes së turnit, duke dalë nga ambienti i punës, nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndjenjat.
Gjatë rrëzimit është dëmtuar në vetull dhe shumë shpejt është përmendur. Pasi i janë bërë kontrollet e emergjencës në ambientet e kompanisë dhe është vënë re se ka qenë me tension të lartë, është shoqëruar nga ana e drejtorisë së minierës dhe kolegët drejt spitalit të qytetit.
Mjekët kanë konstatuar që nuk ka dëmtime të tjera përveçse gervishtjes në vetull. Nisur nga mosha e tij drejtoria e minierës i ka ngarkuar gjithnjë detyra me angazhim të pakët fizik duke mos e munduar.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com