Në kuadër të Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, Drejtoria e Burgjeve në bashkëpunim me Komitetin Mysliman Shqiptar do të organizojë me 3 korrik në orën 19:00 shtrimin e një iftari për 51 agjeruesit e burgut të Peqinit.
Qëllimi është promovimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve, i cili synon forcimin e bashkëpunimit për promovimin e vlerave të vërteta të Islamit në sistemin e burgjeve.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto,Kryetar i Komitetit Mysliman Shqiptar Skënder Bruçaj, si edhe zyrtarë të tjerë të lartë të dy institucioneve.
Ky aktivitet është në vijim të aktiviteteve të organizuara nga I.E.V.P, në respekt të besimtareve dhe të besimit të tyre dhe forcës që ata gjejnë për të përballur mungesën e lirisë përmes besimit dhe vlerave që përcjell feja.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com