Drejtoria e Doganave ka sqaruar pas nëj analize të të ardhurave, arsyet pse nuk u mblodhën siç duhet për vitin 2015. Përmes një njoftimi për mediat Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sqaron opinionin publik se në bashkëpunim të ngushtë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si edhe me organizma të tjera vendase dhe të huaja, ka zhvilluar një analizë të thellë të situatës në raport me mbledhjet e të ardhurave gjatë vitit 2015.
Sipas kësaj analize Dogata sqaron se jo vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, por edhe partnerët tanë të huaj kanë arritur në konkluzionin se në mbledhjen e më pak të ardhurave gjatë vitit 2015 në raport me parashikimin nuk ka patur asnjë arsye tjetër përveç se disa dukurive dhe faktorëve të jashtëm, jashtë vullnetit të kësaj Qeverie, ose më saktësisht:
1. Ulja e çmimit të karburantit në tregun ndërkombëtar
2. Ulja e sasisë së energjisë së importuar si pasoje e reshjeve të shumta që shtuan prodhimin në
vend
3. Ulja e sasisë së produkteve bujqësore të importuara si pasojë e rritjes së prodhimit vendas
Në përfudnim Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thekson edhe njëherë se është e vendosur të vazhdoje punën me impenjim maksimal për të shtuar të ardhurat në buxhetin e shtetit, për të luftuar kontrabandën dhe informalitetin. Është për të ardhur keq që institucionet shtetërore baltosen pa të drejtë e në mënyrë të vazhdueshme.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com